Katër vite nga vdekja e legjendës së valleve shqiptare Rexhep Çeliku

E martë, 1 Korrik, 2025

Katër vite më parë më 12 janar 2018 do të ndahej nga jeta artisti i madh i valleve shqiptare, Rexhep Çeliku.

Valltari që për 40 vjet radhazi i dha hijeshi skenës me kërcimin e tij magjepsës.

Çeliku ishte solisti i parë i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve Popullore dhe në repertorin e tij numëron më shumë se 8 mijë shfaqje dhe 32 role në vallet më të bukura të të gjitha krahinave shqiptare, Shqipëria, Kosova dhe Çamëria.

Pak ditë para vdekjes u nderua me titullin “Nderi i Kombit”, ceremoni në të cilën Mjeshtri Çeliku u paraqit vetë, edhe pse i sëmurë rëndë.

Gjithashtu më parë ishte nderuar me titullin “Mjeshtër i Madh”, nga ish-Presidenti Alfred Moisiu, me motivacionin “për interpretim me nivel të lartë artistik të të gjitha valleve shqiptare dhe transmetimin e saj duke ruajtur origjinalitetin”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.