Spanjë/ Një lutje në gjuhën shqipe në “La Sagrada Família”

E diel, 6 Korrik, 2025

“La Sagrada Familia” është bazilika me pamjen më të famshme në Barcelonë. Projektuar nga Antoni Gaudi, bazilika katolike romake është e papërfunduar, pavarësisht nga arkitekti i cili ishte i ngarkuar për punë në vitin 1883. Gaudi vdiq në vitin 1926 dhe puna vazhdoi në ndërtesë deri më sot. Zyrtarisht, ndërtesa madhështore do të përfundojë në vitin 2026, plotë njëqind vjet pasi Gaudi vdiq.

“La Sagrada Familia” është një nga destinacionet më të preferuara të turistëve. Miliona nga mbarë bota vizitojnë këtë atraksion por pak kush e vë re që në muret e saj shkruhet edhe në gjuhën shqipe.

Në pllakën përkujtimore dhe kushtimi i kishës së famshme të Barcelonës gjendet edhe lutja në shqip: “Bukën tonë të përditshme jepna neve sot”.

Sagrada Familia vizitohet nga miljona njerez në vit dhe kjo lutje mund të lexohet edhe si një nderim për Gjuhën dhe Trashegimine tonë Kombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.