“Larg nga parajsa”, si shuhet shpresa e të rinjve shqiptarë në emigrim

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Shtypi francez i ka kushtuar një reportazh fenomenit të largimit të të rinjve shqiptarë.  Në reportazh trajtohen disa histori, ajo e një djali minoren që braktisin familjen për një “jetë më të mirë” dhe   një familje shqiptare e cila për shkak të depërtimit vendosi  që të lërë fëmijët minoren me të afërmit e tyre në Belgjikë. Po për një të ardhme më të mirë.

Reportazhi i plotë i AFP publikuar edhe nga Francë 24:

Alma kishte shpresuar se djali i saj adoleshent do të gjente një jetë më të mirë pasi të largohej nga vendlindja e tij nga Shqipëria për në Gjermani, por fatkeqësisht ai u zhduk disa ditë pas largimit.

“Shqetësimi po më ther shpirtin. Unë jam fajtorja. Unë jam ajo që e inkurajova të largohej. Ku është ai? Çfarë po bën?”, thotë mes lotësh e veja 38-vjeçare, mbiemri i së cilës është mbajtur për të mbrojtur identitetin e saj.

16-vjeçari u largua me makinë duke u nisur për në Gjermani me tre të tjerë në fillim të muajit dhjetor, por që atëherë Alma nuk ka marrë asnjë lajm.

Alma i dha djalit të saj kursimet e jetës të mbledhura nga puna e saj si pastruese, për të paguar udhëtimin, duke shpresuar se do të gjente një të ardhme më të mirë.

“Ai ka talent, këndon shumë mirë, mund të studiojë dhe të ketë jetën që unë nuk e kam pasur kurrë”, tha ajo ndërsa lotët i rridhnin në fytyrë.

Përballë papunësisë së vazhdueshme dhe thellimit të  varfërisë në shtëpi, një numër i pallogaritshëm prindërish në të gjithë Shqipërinë i dërgojnë me padurim fëmijët e tyre jashtë vendit, duke përfshirë këtu edhe largimin në me mjete të paligjshme, por gjithmonë duke shpresuar për një të ardhme më të mirë në Evropë.

Disa mbështeten në dokumente të falsifikuara për të udhëtuar, ndërsa të tjerë shoqërohen nga të afërm ose një i rritur që i lë ata në destinacion përpara se të kthehen në Shqipëri.

Nuk ka asnjë vlerësim zyrtar për numrin e fëmijëve të pashoqëruar që tentojnë të emigrojnë në Evropë në një vit, por zyrtarët ndaluan qindra në kufi vetëm në vitin 2020.

Pasi gjenden në Evropë, kuptojnë se jeta aty në të vërtetë është zakonisht larg nga jeta ideale që kanë menduar. Në pamundësi për të folur gjuhën vendase, fëmijët përballen me izolimin ndërsa shumë janë të detyruar të jetojnë në shtëpi të përbashkëta.

‘Iluzioni masiv’

Pas katër dekadash sundimi me grusht të hekurt që përfundoi në vitet 1990, shqiptarët u dyndën jashtë vendit masivisht, të dëshpëruar për t’i shpëtuar vështirësive dhe izolimit pas shtypjes brutale nga duart e diktaturës komuniste të vendit.

Gjatë 30 viteve të fundit, afërsisht 1.7 milionë njerëz — ose 37 përqind e popullsisë — janë larguar nga Shqipëria, ku paga mesatare është 420 euro (475 dollarë) në muaj dhe një në tre të rinj janë të papunë, sipas statistikave zyrtare.

“Për shumë shqiptarë, Perëndimi është ende një parajsë që do të zgjidhë të gjitha problemet ekonomike dhe sociale të familjes së tyre,” tha për AFP Drita Teta, një sociologe në Tiranë.

“Ky është një mashtrim masiv”

Për të luftuar plagën, policia shqiptare ka reaguar  duke forcuar kontrollet në pikat e nisjes me shpresën për të ndaluar të rinjtë që nuk kanë dokumentet e nevojshme.

Në periudhën janar-nëntor të vitit të kaluar, 309 të mitur u penguan të largoheshin nga Shqipëria, krahasuar me 239 që u ndaluan në të njëjtën periudhë të vitit 2020.

Ekspertët vunë në dukje se pandemia e koronavirusit gjithashtu duket se ka ngadalësuar ndjeshëm lëvizjen e fëmijëve shqiptarë drejt Evropës pasi kufijtë janë mbyllur.

“Larg parajsës”

Pavarësisht shpresave të mëdha, shumë njerëz përballen me një realitet të ashpër pas largimit.

Në moshën 16-vjeçare, Florimi u shpërngul në Francë në mes të tetorit, pa u thënë prindërve, për t’u kthyer në shtëpi një muaj më vonë.

“Gjithçka ishte larg parajsës dhe filmat dhe fotot që shihni në rrjetet sociale”, tha adoleshenti, të cilit i është vënë një pseudonim, pas mbërritjes në Tiranë.

“Nuk e dija se ai ishte larguar nga vendi, e mora vesh vetëm kur mbërriti në Francë,” i tha AFP nëna e tij Manjola, 36 vjeç.

Pasi mësoi se ishte në Francë, Manjola bëri gjithçka për të rikthyer Florimin, duke nënshkruar një sërë dokumentesh të noterizuara që kërkoheshin nga autoritetet franceze, të nevojshme për t’i hapur rrugën kthimit të djalit të saj.

“Ai mund të kishte përfunduar me shoqëri të keqe, dhe të merrte rrugën e gabuar”, shtoi Manjola.

Alain Bouchon, shoqata e të cilit kujdeset për të miturit në Francën lindore, tha se shumë nga fëmijët dërgohen jashtë vendit kundër vullnetit të tyre nga prindërit e tyre.

Ata shpesh u mungojnë sistemet bazë të mbështetjes kur arrijnë, duke i bërë ata jashtëzakonisht të cenueshëm.

“Disa prej tyre përfshihen në krime të vogla dhe bëhen pre e lehtë e organizatave të ndryshme mafioze”, tha ai.

‘Sakrificë e madhe’

Por pavarësisht vështirësive me të cilat përballen shumica, disa ende besojnë se sakrifica ia vlen të rrezikohet.

Në Domen të Shqipërisë veriore, Hadije Uruci qau teksa përshkruante se kishte lënë pas katër fëmijët e saj në Belgjikë.

Në vitin 2015, Uruci dhe bashkëshorti i saj u larguan nga Domen me fëmijët e tyre pasi morën kërcënime për protesta për hapjen e një guroreje pranë shtëpisë së tyre.

Pas gjashtë muajsh në një kamp në Belgjikë, prindërve iu refuzua azili dhe vendosën të linin fëmijët e tyre, të moshës nga dy deri në nëntë vjeç në atë kohë, te të afërmit.

“Një prind nuk mund t’i kthejë kurrë shpinën fëmijës së tyre, është një sakrificë e madhe, por unë nuk kisha zgjidhje,” tha ajo për AFP.

“Kam sakrifikuar dashurinë e nënës për fëmijët e saj”.

Që atëherë, fëmijët janë integruar në komunitetin e tyre të ri dhe kanë shkëlqyer në shkollë, tha Uruci.

“Perëndimi nuk është parajsë”, shtoi Uruci.

“Por është ende një parajsë e vogël në krahasim me problemet në Shqipëri”.

Përktheu dhe përshtati “Diaspora Shqiptare”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.