Prania e Diasporës shqiptare në Belgjikë është e dokumentuar në vitin 1956. Që në fillim shqiptarët në Belgjikë kanë ndihmuar njëri-tjetrin në përvojën e tyre të migrimit. Një nga qendrat më të rëndësishme të Diasporës shqiptare në Belgjikë është qyteti i Namur. Komunitete të rëndësishme shqiptare janë edhe në Bruksel, Anvers dhe Liezh.
Gjatë viteve 1960, shumë shqiptarë që kishin si synim emigrimin drejt Shteteve të Bashkuara, e përdornin Belgjikën si një vend tranzit udhëtimi.
Në vitin 1966 u krijua Radioja e parë Shqiptare në vend “Jehona Shqipe”, krijimi i radios ishte një hap i rëndësishëm për të mbajtur komunitetin të bashkuar.
Gjatë viteve 1970, shumë shoqata shqiptare filluan të zhvillohen në Belgjikë, të udhëhequra kryesisht nga shqiptarët e brezit të dytë. Në atë kohë, komuniteti ishte mjaft i mbyllur: për shembull, shqiptarët prireshin të martoheshin me shqiptarë të tjerë. Në të njëjtën kohë, një strategji e përbashkët e integrimit ishte blerja e një shtëpie në Belgjikë. Shqiptarët në Belgjikë kanë treguar gjithmonë një krenari të fortë për origjinën e tyre, për shembull duke organizuar një “Ditë Kombëtare” shqiptare ose duke ndërtuar një statujë të heroit të tyre kombëtar në Namur.
Komuniteti kishte edhe një konotacion të fortë politik. Në veçanti, ata morën pozita antikomuniste.
Në vitet 1990, flukse të reja shqiptarësh mbërritën në Belgjikë si kudo në Europë.
Në fillim të dekadës, shumica e tyre vinin nga veriu i vendit dhe me arsim të ulët. Ndryshe, flukset e ardhura pas vitit 1997 që përfshijnë shumë njerëz që vijnë nga jugu i vendit dhe nga qytete, përgjithësisht me një nivel arsimor më të lartë. Këto flukse të reja filluan të integrohen më shumë në Belgjikë, për shembull duke krijuar shumë familje të përziera. Sipas intervistave, shqiptarët në Belgjikë sot në thelb ndihen evropianë, duke mbajtur në të njëjtën kohë një marrëdhënie shumë strikte me vendin e origjinës.
“Transnacionalizmi” konsiderohet si një vlerë e rëndësishme shoqërore. Megjithatë, sipas intervistave, të kryera nga IOM nuk ka një interes real për zhvillimin e Shqipërisë. “Nuk është diçka që është në agjendën e Diasporës në Belgjikë”.
Në shumë raste, shqiptarët që jetojnë në Belgjikë kanë ndërtuar shtëpi në vendin e tyre, por nuk ka shumë shembuj të formave të tjera të investimit. Në vitet 2000 janë krijuar shumë shoqata: shoqata kulturore dhe shoqata jofitimprurëse me qëllim të promovimit të barazisë gjinore dhe të drejtave të njeriut. Në lidhje me shoqatat e vjetra shqiptare në Belgjikë, ato të rejat janë më gjithëpërfshirëse dhe të hapura. Intervistat e kryera nga IOM kanë konfirmuar edhe në Belgjikë një interes të përhapur për komunitetin arbëresh, kryesisht si një mjet për të mbajtur gjallë traditat e vjetra.
Material i shkëputur nga “Maping and profiling of albanian Diaspora” botim i IOM
Përktheu dhe përshtati nga anglishtja “Diaspora Shqiptare”
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.