Shqipëria krah 190 shteteve në panairin “EXPO 2020 DUBAI”

E premte, 4 Korrik, 2025

Shqipëria po merr pjesë në panairin “EXPO 2020 DUBAI”, prej 1 tetorit 2021 për promovimin e vendit tonë si një destinacion i veçantë dhe i qëndrueshëm turistik, duke shpalosur bukuritë natyrore, kulturën dhe traditën e pasur shqiptare.

“Albania a Timeless Trip” titullohet pavijoni i Shqipërisë i vendosur në zonën e lëvizshmërisë (Mobility), një hapësirë që krijon dhe prezanton ura lidhëse fizike dhe virtuale për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

Pavijoni i Shqipërisë në “Expo 2020 Dubai” është simbol i identitetit kombëtar, duke pasqyruar një Shqipëri me ngjyra, të re dhe dinamike, e cila ofron një destinacion mjaft tërheqës turizmi.

Gjithashtu një nga objektivat kryesorë është edhe promovimi i Shqipërisë si një partner i besuar tregtar dhe i investimeve të huaja në një sërë sektorësh të rëndësishëm për vendin si energjia, turizmi, infrastruktura, bujqësia, etj.

Po ashtu pavijoni shqiptar ka në fokus krijimin dhe prezantimin e urave lidhëse fizike dhe virtuale produktive për lëvizjen e njerëzve, mallrave dhe ideve, duke siguruar qasje më të lehtë në tregje, njohuri dhe inovacion.

“Expo 2020 Dubai” mirëpret 190 shtete pjesëmarrëse, si edhe miliona vizitorë nga e gjithë bota me synimin dhe qëllimin e nxitjes dhe krijimit të partneriteteve ndërkombëtare, shkëmbimit të kulturave, mundësive të biznesit dhe investimeve.

Për herë të parë në historinë e një panairi botëror, secili nga shtetet pjesëmarrëse ka pavijonin e tij të dedikuar.

Ky panair zhvillohet nën moton “Connecting Minds, Creating the Future” me besimin se inovacioni dhe progresi janë rezultate të njerëzve me prejardhje dhe fusha të ndryshme, të cilët mund të gjenerojnë dhe ndajnë ide unike duke kontribuar në zgjidhjen e sfidave globale.

Nëntemat kryesore të këtij eventi botëror janë: mundësi, lëvizshmëri dhe qëndrueshmëri duke shërbyer si platforma që nxisin kreativitetin, inovacionin dhe bashkëpunimin global.

Panairi do të qëndrojë i hapur deri në 31 mars të këtij viti.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.