Testi negativ dhe vaksina kusht drejt Malit të Zi dhe Greqisë

E shtunë, 5 Korrik, 2025

Testi negativ për Covid-19 është kusht për të udhëtuar drejt Malit të Zi, prej kësaj të diele, 2 Janar, kur të vendin fqinj kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese, pas rritjes së rasteve me variantin Omicron. Vetëm me test udhëtohet edhe drejt Greqisë.

Testi negativ për Covid-19 është kusht për shqiptarët që duan të udhëtojnë drejt Malit të Zi.

Në vendin fqinj, nga kjo e dielë, 2 Janar, kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese pas rritjes së rasteve me variantin Omicron.

Shqiptarët që planifikojnë udhëtime në Mal të Zi, duhet të kenë parasysh se për të kaluar kufirin duhet të jenë të pajisur me certifikatë vaksinimi të plotë.

Dokumenti duhet të pasqyrojë numrin e duhur të dozave dhe që nga doza e dytë nuk duhen të kenë kaluar më shumë se gjashtë muaj.

Lëvizja lejohet edhe me vërtetim kaluar Covid-19, jo më pak se 10 ditë dhe jo më shumë se 180 ditë nga testi pozitiv.

Por kujdes!

Në të dyja rastet e mësipërme udhëtarët duhet të kenë patjetër ose testin negativ PCR jo më të vjetër se 72 orë, ose testin e shpejtë Antigen jo më të vjetër se 48 orë.

Kjo do të thotë që nuk është më e mundur hyrja në Mal të Zi vetëm me test negative që provon se nuk jeni mbartës të Covid.

Në pikat kufitare ndërkohë ka nisur fluksi i emigrantëve që po largohen drejt vendeve ku jetojnë e punojnë pasi kaluan festat pranë familjeve në Shqipëri.

Në Murriqan, drejt Malit të Zi në 24 orët e para të vitit dolën 2454 persona, ndërsa 1137 të tjerë hynë në Shqipëri.

Lëvizja po shtohet edhe në pikat kufitare tokësore me Greqinë në Jug të vendit.

Nga Kakavija, në ditën e parë të vitit dolën 910 persona.

1008 persona lanë shqipërinë nga Pika doganore e Kapshticës, dhe 1222 të tjerë përmes Qafë Thanës drejt Maqedonisë së Veriut.

Prej 19 dhjetorit, Greqia ka forcuar masat anti-Covid për të gjithë ata që kërkojnë të udhëtojnë drejt vendit fqinj.

Testi PRC i 72 orëve të fundit ose testi i shpejtë jo më shumë se 24 orë para udhëtimit janë kushte për të hyrë në vendin fqinj, pavarësisht nëse udhëtari është i vaksinuar.

Greqia kërkon gjithashtu edhe formularin PLF, ndërsa këto rregulla zbatohen për të gjithë të rriturit dhe fëmijët plus 5 vjeç.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.