Gjon Kastrioti, kur flasin arkivat e murgjve serb

E martë, 1 Korrik, 2025

Një rast i bujshëm, që flet qartë për mangësitë e bashkërendimit të studimeve tona historike, por edhe për pasionin e spekulatorëve, është ai i zanafillës së Gjergj Kastriotit, ose më saktësisht i t’et, Gjonit.

Letra qe po paraqesim më poshtë është një dokument i stërnjohur për bizantinistët e mbarë Evropës, por siç u pa edhe gjatë vitit të Skënderbeut, aspak i njohur në Shqipëri.

Fatkeqësisht, atë nuk e njihnin as historianët e huaj që bujarisht japin kontributin e tyre për çështjet e historisë shqiptare.

Dokumenti është një dëshmi nëpërmjet së cilës Gjon Kastrioti dhe të bijtë, Stanishi, Konstantini, Reposhi dhe Gjergji i dhurojnë manastirit serb të Hilandarit dy fshatrat Radostushë dhe Trebishte, bashkë me kishën e Shën Mërisë të fshatit të parë, si edhe të ardhurat e këtyre.

Në letër tërheq vëmendjen modestia e Gjon Kastriotit kur thotë se i dhuruan manastirit të Hilandarit «aq sa qe fuqia jonë dhe shume i dashuri Zot dhe e Papërlyera Nëna e Zotit i pranoftë këto dhurata tona të vogla,ashtu sikurse monedhën e vogël të vejushës (Mk. 12. 42-44). Letrën nuk e ka shkruar Gjoni, por logoteti i tij, siç del në rreshtin e parafundit: «Mbasi e shkrova e nënshkrova

zakonshme të zotëri Gjonit (Ivanic)». Përkthimin dhe shpjegimin gjerë e gjatë të kësaj letre, si edhe të disa të tjerave të Kastriotëve, lexuesi do ta gjeje te plote te

revista “Shejzat” (Pleiades).

Letra në fjalë përfundon me një fjali, e cila, e vetme, na tregon shumë. Të gjithë ata që kanë studiuar sadopak rusisht në Shqipërinë e dikurshme, nuk po flas për të tjerët, do të jenë krejtësisht në gjendje ta kuptojnë atë: а Милостію божіею іоаннь кастріоть господинь албанскіи.

Shqip mund u përkthejmë kështu, duke e i shtuar edhe një presje: “Falë hirit të Zotit, Gjon Kastrioti zot arbëror”.

Në fakt, ky rresht është shtuar më vonë, rreth viteve 1440 ose 1450, nga murgu Nikander, siç shprehet historiani Dushan Sindil.

Dokumenti është botuar që në vitin 1915 në nga dy bizantinistë të njohur, siç shihet edhe nga kopertina: Reverend Pere Louis Petit, augustinian, i cili më vonë do të emërohej arqipeshkëv katolik në Athinë dhe Vladimir Karabljov. Ndërsa revista është ajo e studimeve bizantine ruse, që ende sot e kësaj dite vijon të botohet.

Duhet shtuar se këta të dy, në botimin e Acta-ve të manastireve të Malit Atos, kanë shfrytëzuar shënimet e hollesishme që kishte marrë peshkopi rus Porfiri Uspenskij (1804-1885) kur pati vizituar Malin Atos si shtegtar dhe hulumtues, përfshi edhe këtë letër. Meqë ra fjala, është po ky peshkop i cili, në shënimet e tij flet edhe Jan Kukuzelin dhe partiturat e këtij muzikanti durrsak që ruhen në Malin e Shenjtë Atos.

Siç e tregon qartë edhe ky botim me se njëqindvjeçar, nga ana e filologeve të vërtetë, çfarëdolloj kombësie, nuk ka asnjë manipulim.

Mungesat janë të dukshme vetëm në anën tonë. Sa për të tjerët, qe i kanë pasur në dorë këto dokumente dhe nuk janë shprehur publikisht rreth kombësise se Kastriotëve, prapë, mund ta themi se nuk është përgjegjësi e tyre të merren me historinë tonë.

Në këto njëqind e ca vjet pavarësi duhej të ishte gjendur mënyra dhe një studiues shqiptar duhej të kishte shkuar deri në Malin Atos për ta parë nga afër këtë dokument.

Kjo është vetëm një letër e Gjon Kastriotit nga arkivi i murgjve serbë në Hilandar, por ndër dokumentet e Hilandarit përsëritet plot tri herë se Gjon Kastrioti është arbër’. Ndërkaq dokumente të tjera të panumërta presin elexohen, të studiohen, të shqyrtohen imtësisht në arkivat e Raguzës, (Dubrovnikut), Venedikut, Zarës. Shibenikut, Istries,Puës, Stambollit sa për të përmendur disa. E këtyre u duhen shtuar arkivat e rregullave të ndryshme si ato të benediktinëve, të dominikanëve, të françeskanëve, të jezuitëve, të bazilianëve etj duke përfunduar tek arkivat private.

Por që të hulumtohet nëpër këro arkiva, ka nevojë për një grup të gjerë studiuesish duke filluar që nga niveli universitar, të pajisur me kulturë të gjerë greko-latino-sllave, e duke u shtuar këtyre edhe atë osmane, duhet të jenë të pajisur me metoda hulumtimi shkencore; duhet të njohin jo thjesht gjuhët e vdekura e të gjalla, por edhe paleografine, epigrafinë, etnografinë, antropologjinë e disiplina të tjera.

Këto studime duhet të gjejnë pastaj një tribunë të tyren edhe te një revistë shkencore studimesh mesjetare. Duhet themeluar edhe një database me te dhënat kryesore të studimeve tona, në mënyrë që të ketë bashkërendim të punës.

Duhet që studentët tanë të debutojnë me punime diplomash në këto fusha etj.

Në fund, kuptohet, nuk duhet të mungojë mbeshtetja financiare, sepse kërkimi shkencor kërkon punë, mund e djersë. Epoka që po përjetojmë na i kërkon me ngulm këto ndryshime e përmirësime tepër të nevojshme në programet tona universitare dhe akademike. Ne këtë vorbull të madhe të globalizimit ku mungon orientimi dhe përvoja sepse asnjë vend nuk e ka përjetuar me pare këtë gjendje – edhe ne kemi nevojë ta njohim më mirë dhe ta ruajmë identitetin tonë duke e pasuruar nga kontakti me të tjerët.

Nga Ardian Ndreca

Botuar fillimisht në “Letra nga Diaspora”

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.