Kroacia dhuron 50 mijë maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Kroacia ka dhuruar 50 mijë maska dhe 500 veshje mbrojtëse për Policinë e Shtetit. Mjetet mbrojtëse nga Covid-10 u dhuruan sot nga Ambasadori i Kroacisë, Zlatko Kramaric, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Ai e cilësoi këtë donacion si simbol të miqësisë ndërmjet dy vendeve.

Kramaric u ndal edhe tek vendimi pozitiv i Këshillit të BE-së për të hapur negociatat për Shqipërinë, duke siguruar gjatë rrugës evropiane mbështetjen e Kroacisë.

“Në emër të qeverisë së Kroacisë ndjehem i nderuar të dorëzoj këtë donacion me mjete mbrojtëse për Policinë e Shtetit. Oficerët e Policisë, përveç stafit mjekësor, janë në vijën e parë të kësaj sfide epidemie. Në besojmë së kjo sfidë epidemie dhe lufta kundër armikut të padukshëm mund të fitohet vetëm nëpërmjet përpjekjeve të përbashkëta. Vetëm nëpërmjet solidaritetit dhe unitetit ne do jemi më të fortë”, tha Kramaric.

“Më lejoni të shfrytëzoj këtë mundësi të theksoj rëndësinë e vendimit pozitiv të Këshillit të BE-së për të hapur negociatat më BE-në gjatë presidencës kroate dhe të theksoj edhe njëherë se Republika e Kroacisë do të vazhdojë ta mbështesë Shqipërinë në rrugën evropiane, siç e ka bërë edhe më parë. Ne jetojmë në kohë të vështira dhe ju duhet ta dini që nuk jeni vetëm dhe do ta keni gjithmonë mbështetjen e Kroacisë”, u shpreh Ambasadori i Kroacisë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.