Ne po mundohemi, edhe pse …

E premte, 3 Maj, 2024
E premte, 3 Maj, 2024

Ne po mundohemi, edhe pse …

Një domethënie kuptimplotë për këdo që në këtë periudhë të vështirë pandemie arrin të organizojë e të demonstrojë vitalitetin e një shoqate në komunitet. ”Ne po mundohemi edhe pse jemi në vështirësi” ishte përgjigja e presidentit të shoqatës “Skënderbeg” në Fermo z.Gëzim Zira në momentin kur znj.Luljeta Çobanaj, oficere koordinuese e Ministrisë së Jashtme për Diasporën në Konsullatën e Republikës së Shqipërisë në Milano e përgëzoi atë me fjalët; Ju lumtë!

Përgëzimet “ju lumtë”, janë pjesë e përpjekjeve të stafit të kësaj shoqate të cilët vazhdimisht kanë demonstruar kapacitete të mrekullueshme në organizime takimesh, aktivitete artistiko -kulturore- arsimore edhe në bashkëpunim me shoqata e grupe vullnetarësh të etnive të ndryshme.

Pikërisht ditën e shtunë me datë 21 nëntor 2021 ora 15.00, hapi dyert e saj shkolla shqipe “Skanderbeg” nën drejtimin  e mësuesve të kësaj shoqate, çiftit patriot të mrekullueshëm Xheje dhe Haki Kullolli, të cilët falenderimet e tyre ja u drejtuan në veçanti prindërve për vlerësimin e kësaj ditë të shënuar e në veçanti për fëmijët e tyre të cilët do të arrijnë të mësojnë e lexojnë gjuhën e të parëve.

“Edhe pse në këtë periudhë ndjenja e pasigurisë në vetvete ka shkaktuar një krize identiteti, mjaft prindër ja dalin ta ruajnë atë me krenari ndaj Atdheut, duke mësuar njëkohësisht edhe karakteristikat e identitetit të vendin ku jetojnë e të përshtaten mjaft mirë, ndërsa të tjerë nga pasiguria për të ardhmen, braktisin vetvehten dhe përqafojnë pa u thelluar identitetin e vendit pritës pa u menduar shumë se mund të kthehen në endacakë karikaturë e kontribues të asimilimit tonë kombëtar”, u shpreh sekretari i shoqatës z.Granit Muçaj i cili është edhe zv/president i Federatës Kombëtare Shqiptare “FNAI”.

Për rastin do të përmend edhe praninë e znj. Edlira Rrodhe e cila punon si mësuese në një institut shkollor në Fermo por me shumë dëshirë ajo shprehu gadishmërinë e saj për të bashkëpunuar me çiftin Kullolli sa herë të jetë e nevojshme.                                                                                                                                                                                  Në vazhdimësi përjetuam momentet më bukura që na i dhuruan fëmijët me recitimet e tyre nga vargjet e bukura të Mjedës, Fishtës dhe Naimit për gjuhën, atdheun dhe abetaren, momente të cilat vinin spontane edhe për faktin se shumë prej fëmijëve kërkonin të recitonin diçka nga ato që ata kishin mësuar me dlirësinë e tyre, ndërsa merrnin librat e ja tregonin njeri-tjetrit me kërshëri dhe interes. Veçanërisht më tërhoqi vëmendjen një nënë e re, Roza Dervishi me një fëmijë që e mbante në krah ndërsa për dore djalin e saj 4 vjeçar për të cilin u ishte lutur mësuesve që t’ja pranonin në klasë. Këtë të dhënë ma treguan në telefon miqtë e mi mësuesit Xheje dhe Haki Kulloi kur i pyeta se si quhej kjo nënë e re. Ç’farë mrekullie!  Çfarë shembulli për ato nëna të cilat vuajnë nga komplekset e kozmopolitizmit.

Me rastin e kësaj ceremonie mbresëlënëse, gratë aktiviste të shoqatës kishin pregatitur mjaft ëmbëlsira dhe pije të ndryshme, veçanërisht për fëmijët të cilët të shoqëruar nga prindërit mbyllën në prag mbrëmje këtë manifestim shkollor për ti a lënë rrallën ditës së nesërme ku 4 ekipe futbolli do të ndesheshin në mes tyre për të fituar kupën e kampionatit me rastin e festave të 28-29 Nëntorit. Ishte një turne i bukur me pjesëmarrje të shoqatave “Vatra” në Lugo-Rovena; ”Udhzimi”, në Ascoli Piceno me drejtues z.Qemal Alija, ”Skanderbeg” Fermo me teknikun e saj z.Halit Ajazi dhe “Foleja e Shqiponjave” nga Tolentino me drejtues z.Gëzim Gashi. Në ceremoninë e hapjes së këtij mini kampionat futbolli, nuk mungoi edhe prania e znj.së nderuar oficere për Diasporën në Itali ing.Luljeta Çobanaj.

Në përfundim u ndanë trofetë për pjesëmarrësit, golëshënuesin dhe portierin më të mirë si edhe tre kupa për fituesit, ku në vend të parë doli skuadra e shoqatës “Vatra” e cila shoqërohej nga presidenti i saj z. Valdimir Hilaj, drejtuesi teknik Dritan Ferhati së bashku me gazetarin e mirënjohur sportiv z. Sefer Kikija i cili është edhe këshilltar i Federatës Shqiptare FNAI. Në emër të organizatorëve zv/presidenti i shoqatës “Skanderbeg” z.Mustafa Mustafa u dorëzoi trofetë fituesve dhe pjesëmarrësve të këtij aktiviteti sportiv mjaft të bukur dhe shumë domethënës për vetë pjesëmarrjen e mbi 80 të rinjve të cilët demonstruan me lojën e tyre kulturën, pasionin për sportin dhe dashurinë dhe respektin ndaj njëri tjetrit. Stafi i shoqatës “Skënderbeg” për nder të pjesëmarrësve në aktivitet, shtroi një drekë të shoqëruar nën tinguj e këngëve dhe valleve tona. Fotot dhe filmimet janë dëshmi e këtij organizimi model për të gjithë drejtuesit e shoqatave edhe pse jemi të penguar nga pandemia, së bashku mund të realizohen takime dhe aktivitete të bukura.

Nga Petrit R. Aliaj –  Anëtar Nderi i Shoqatës “Skanderbeg” Fermo

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 