Qendra e Botimeve për Diasporën, bazuar në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Fakultetin e Historisë e të Filologjisë të Universitetit të Tiranës të miratuar me vendim të Këshillit Koordinues të Botimeve për Diasporën, Nr. 160 Prot., datë 16.04.2020 për “Miratimin e krijimit të Platformës online për mësimdhënien e gjuhës shqipe në Diasporë”, boton online falas “Mësojmë Shqip, Niveli A1”, tekstin më të ri didaktik për mësimdhënien e gjuhës shqipe në diasporën, hartuar nga Prof. Dr. Aljula Jubani, Dr. Adriana Fishta-Bejko, Prof. As. Dr. Linda Mëniku.
Ky tekst “Mësojmë Shqip, Niveli A1” i hartuar në harmoni me programin e kurrikulës së përbashkët të miratuar nga Ministritë e Arsimit të Shqipërisë dhe Kosovës, merr parasysh specifikat e nxënësve prej të cilëve do të përdoret dhe vjen në kuadër të “Mëso shqip”, një paketë e dobishme e cilësore didaktike, e cila përmban 8 tekste didaktike ku përfshihen librat e mësuesit dhe materiale të tjera plotësuese.
Materialet letrare të përzgjedhura në këto tekste e ndihmojnë nxënësin të ndërmarrë një rrugëtim letrar nëpër temat e mëdha të botës shqiptare, siç janë ato të vendlindjes e atdheut, të gjuhës amtare, të vetëdijes identitare, të trashëgimisë kulturore e gjuhësore etj.
Një risi në konceptimin e mësimdhënies së gjuhës shqipe në Diasporë, kjo në fushën e didaktikës adresuar posaçërisht për nxënësit e Diasporës që synon zhvillimin e kompetencave të tyre shumëgjuhësore dhe ndërkulturore, duke marrë në konsideratë dygjuhësinë dhe domosdoshmërinë e mësimit të gjuhës dhe të kulturës shqiptare si thelb i ruajtjes së identitetit e unit kombëtar.
“Mësojmë Shqip, Niveli A1”, botuar nga Qendra e Botimeve për Diasporën, mund ta shkarkoni falas online këtu:
https://drive.google.com/file/d/19wW8Tlp0EF3A_xS6Vn2DkC63sIPqOYCH/view
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.