QBD nis tekstet mësimore të gjuhës shqipe në Greqi, Gjermani, Zvicër e Belgjikë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Qendra e Botimeve për Diasporë vazhdon procesin e dërgimit të teksteve shkollore për mësimin e gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Diasporë. Ditën e sotme nisen drejt Greqisë, Gjermanisë, Zvicrës dhe Belgjikës dërgesat e para me 3395 tekste shkollore “Të mësojmë gjuhën amtare” (1, 2, 3) të paracaktuara për mësimdhënien e gjuhës dhe kulturës shqiptare, dërguar falas nga Qendra e Botimeve për Diasporën, janë adresuar, përkatësisht në: Ambasadën Shqiptare në Athinë dhe Konsullatën Shqiptare në Selanik për Greqinë (1222 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Berlin dhe Konsullatën Shqiptare në Mynih për Gjermaninë (1353 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bernë të Zvicrës (580 tekste gjithsej); Ambasadën Shqiptare në Bruksel të Belgjikës (240 tekste gjithsej).
Të gjithë librat e dërguar nga QBD-ja janë falas për fëmijët që ndjekin shkollat e gjuhës shqipe.
Tekstet mësimore dhe literatura plotësuese janë siguruar dhe botuar nga QBD-ja në përmbushje të kërkesave të dërguara nga shkollat shqipe në Diasporë dhe në zbatim të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 448, datë 22.07.2021, për “Miratimin e çmimeve dhe të kategorive që përfitojnë falas tekstet e botuara nga Qendra e Botimeve për Diasporën, për vitin shkollor 2021-2022”.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.