Nesër fillon Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare

E premte, 4 Korrik, 2025

Nesër nis organizimi i një prej ngjarjeve më të rëndësishme vjetore në fushën e albanologjisë, pikërisht Seminari Ndërkombëtar për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, i njohur në fillim si Seminari i Kulturës Shqiptare për të Huaj. Seminari është një takim i përvitshëm dhe i rëndësishëm shkencor e profesional nga fusha e shkencave albanologjike, i cili që nga viti 1974 tradicionalisht organizohet në Prishtinë. Qëllimi primar i organizimit të tij fillimisht ishte ofrimi i ndihmës për studentët dhe studiuesit e huaj që interesohen për gjuhën, letërsinë e kulturën shqiptare si dhe për shkencat albanologjike. Seminari ka një karakter shumë – dimensional dhe multi-disiplinar.
Me kalimin e kohës, kjo ngjarje është shndërruar në një shkollë të llojit të vet nga fushat e gjuhës, letërsisë dhe kulturës shqiptare si dhe të albanologjisë në përgjithësi.
Këtë vit seminari do të mbahet nga data 23 gusht deri me 3 shtator 2021 dhe pjesë e tij do të jenë studiues të ndryshëm shqiptarë, ku do të trajtojnë një sërë tematikash. Me datën 1 shtator është parashikuar edhe mbajtja e Mbrëmjes Arbëreshe, në të cilën do të promovohet vepra e studiueses Maksimiljana Barančić, në Zarë të Kroacisë, “Fjalori Kroatisht-Arbënisht të shoqëruar me gramatikë”. Programin e plotë të seminarit, e gjeni në vijim:
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.