Diaspora/ Në Kosovë për dy javë u ulën 738 aeroplanë me mbi 90 mijë udhëtarë

E martë, 1 Korrik, 2025

Për dy javët e para të muajit gusht, në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”, në Kosovë kanë ateruar 738 aeroplanë, në total me mbi 91,634 shqiptarë të Diasporës.

Sipas Zyrës për Informim të ANP-së, brenda kësaj periudhe nga Kosova janë larguar 125 mijë udhëtarë, me gjithsej 216 mijë e 758 persona.

“Nga data 1 deri 15 gusht janë realizuar 738 fluturime me 125,124 udhëtarë në shkuarje, ndërsa 91,634 udhëtarë kanë ardhur në Kosovë. Gjithsej shkuarje-ardhje janë 216,758 udhëtarë”, thuhet në përgjigjen e kësaj Zyre për Telegrafin.

Ndërsa, gjatë tërë muajit korrik ishin realizuar 1,327 fluturime me 221,728 udhëtarë në ardhje dhe 118,477 në shkuarje.

Po ashtu, mërgata vazhdon të jetë njëri nga burimet kryesore të financimit të shpenzimeve familjare në Kosovë. Që nga shpallja e pavarësisë, dërgesat e tyre kanë vazhduar të shënojnë rritje.

Të dhënat e Bankës Botërore tregojnë se brenda kësaj periudhe janë dërguar 12.6 miliardë euro.

Vlera më e madhe e remitencave është ajo e vitit 2020, ku pavarësisht pandemisë COVID-19 mërgata ka dërguar 1.18 miliard euro.

Ndryshe, nga rezultatet preliminare të regjistrimit të diasporës, numri i qytetarëve të Kosovës që jetojnë në vende të ndryshme të Evropës dhe botës, të cilët i janë përgjigjur regjistrimit është rreth 350 mijë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.