Itali/S’mund të regjistrohen tek Urdhri i Mjekut, ja kërkesa e mjekëve shqiptarë

E enjte, 3 Korrik, 2025

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Itali i kërkon autoriteteve shqiptare dokumentin që vërteton njohjen e titullit të huaj në Itali, pasi kanë vështirësi në regjistrimin tek Urdhri i Mjekut në shtetin fqinj.

“Një pjesë e universiteteve italiane (Università degli studi di Milano, Università di Trieste, etj), shtetasit që aplikojnë për njohjen e titullit të huaj të marrë në një vend jashtë Bashkimit Europian, i regjistron ne “sovranummero”- numër shtesë nga sa parashikon viti akademik. Urdhri i Mjekut në Itali, për mjekët që e kanë bërë njohjen e diplomës si të regjistruar në “sovranummero”, kërkon dokumentin “Nulla Osta” nga vendi i origjinës, i cili vërteton se njohja e titullit të huaj në Itali, është realizuar individualisht, edhe përsa i përket anës financiare, në mungesë të marrëveshjeve midis shtetit të origjinës (Shqipëri) dhe atij Italian. Me anë të kësaj letre zyrtare, duam të sjellim në vëmendjen tuaj nevojën e këtyre mjekëve shqiptarë për tu pajisur me këtë dokument nga institucionet shqiptare, që vërteton se nuk ka asnjë pengesë nga Shteti shqiptar për tu regjistruar te Urdhri i Mjekut në Itali”, thuhët në shkresën dërguar ambasadës shqiptare në Itali, Ministrisë shqiptare për Europën dhe Punët e Jashtme dhe ministrisë së Shtetit për Diasporën.

Disa prej mjekëve shqiptare në Itali së fundmi kanë marrë pjesë edhe në konkursin e specializimeve të zhvilluara në datën 20 korrik dhe që brenda 20 gushtit duhet të regjistrohen patjetër, pasi në të kundërt humbasin të drejtën për të vazhduar specializimin që kanë fituar.

Mungesa e dokumentit “Nulla Osta”, ka penguar regjistrimin te Urdhri i Mjekut në Itali, që është një hap i domosdoshëm për të marrë licencën italiane dhe për të ushtruar profesionin e mjekut. Shoqata ka shprehur dhe kërkesa të mëparshme për të mundësuar institucionalizimin e këtij dokumenti.

Shoqata është krijuar për t’iu përgjigjur nevojës për të krijuar një rrjet bashkëpunues midis mjekëve shqiptarë që kryejnë aktivitetin e tyre profesional në Itali dhe që tani janë në numër të konsiderueshëm.

Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Italiu synon gjithashtu promovimin e bashkëpunimit multidisiplinar dhe ndër -sektorial, shkëmbimin e përvojës dhe marrëdhënieve midis mjekëve shqiptarë në Itali, përmes kanaleve të ndryshme të komunikimit, promovon përditësimin profesional duke organizuar takime, kongrese, konferenca, kurse, konventa dhe seminare të thelluara. Gjithashtu harton artikuj informues në lidhje me sektorin e shëndetësisë për përdorim në uebfaqe, rrjete sociale, revista dhe revista periodike, koordinon aktivitetet e shoqatës me ato të shoqatave të tjera me qëllime të ngjashme dhe gjithashtu në nivel ndërkombëtar dhe përfaqësoni mjekët shqiptarë në këtë aktivitet etj.

LETRA E PLOTE

Drejtuar Ambasadës së Shqipërisë në Itali, Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ministrisë së Shtetit për Diasporën

E nderuar Ambasada e Shqipërisë në Itali

E nderuar Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme,

E nderuar Ministria e Shtetit për Diasporën

po ju drejtohemi në emër të mjekëve shqiptarë që kanë mbaruar studimet në Universitetin e Mjekësisë Tiranë dhe kanë kryer njohjen e diplomës shqiptare në Itali, sipas procedurave të universiteteve përkatëse.

Një pjesë e universiteteve italiane (Università degli studi di Milano, Università di Trieste, etj), shtetasit që aplikojnë për njohjen e titullit të huaj të marrë në një vend jashtë Bashkimit Europian, i regjistron ne “sovranummero”- numër shtesë nga sa parashikon viti akademik.

Urdhri i Mjekut në Itali, për mjekët që e kanë bërë njohjen e diplomës si të regjistruar në “sovranummero”, kërkon dokumentin “Nulla Osta” nga vendi i origjinës, i cili vërteton se njohja e titullit të huaj në Itali, është realizuar individualisht, edhe përsa i përket anës financiare, në mungesë të marrëveshjeve midis shtetit të origjinës (Shqipëri) dhe atij Italian.

Me anë të kësaj letre zyrtare, duam të sjellim në vëmendjen tuaj nevojën e këtyre mjekëve shqiptarë për tu pajisur me këtë dokument nga institucionet shqiptare, që vërteton se nuk ka asnjë pengesë nga Shteti shqiptar për tu regjistruar te Urdhri i Mjekut në Itali.

Mungesa e dokumentit “Nulla Osta”, ka penguar regjistrimin te Urdhri i Mjekut në Itali, që është një hap i domosdoshëm për të marrë liçencen italiane dhe për të ushtruar profesionin e mjekut.

Kjo letër zyrtare i bashkangjitet kërkesave të mëparshme, për të mundësuar institucionalizimin e këtij dokumenti, në mënyrë që të protokollohet si praktikë për të lehtësuar procedurat e mjekëve që ndjekin këtë proçes të njohjes së diplomës.

Dokumentin e dërguar nga Urdhri i Mjekut, Romë që shpjegon proçeduren dhe një shembull të dokumentit “Nulla Osta” që kërkohet, ju lutemi ti gjeni bashkangjitur në këtë e-mail.

Shpresojmë në një zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.