Sipërmarrësi shqiptar nga Gjermania i vjen në ndihmë fshatit të lindjes

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Sevdail Haziri, është një sipërmarrës shqiptar, i cili prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Gjermani. Ai është mjaft i vlerësuar edhe për angazhimet e tij humanitare, duke i ardhur në ndihmë bashkëpatriotëve të tij.

Haziri është kthyer në një shpëtimtar për fshatin e tij të lindjes, pasi në mënyrë vullnetare, ka investuar në infrastrukturën e komunës. Tashmë kanë përfunduar punimet e nisura në nëntor të vitit të kaluar, duke lehtësuar jetën e banorëve që janë kthyer dhe po i japin jetë vendlindjes së tyre.

Sevdail Haziri nga fshati Suharren, i malësisë së Bujanocit, që kohë të gjatë jeton dhe vepron në Gjermani bëri mrekullinë̈ për fshatin e tij të lindjes. Sot përfunduan punimet që kishin filluar më 3 nëntor të vitit 2020, rruga kryesore e fshatit Suharren nga pishat në Ledin e deri në Zarbic te Xhamia është rregulluar jashtëzakonisht mirë është bërë zgjerim i mjaftueshëm, hapja e kanalit, vendosja e tubave për kalimin e ujërave atmosferike, deri tek shtrimi me zhavor.

Pjesë e punimeve ishin:rregullimi i oborrit të shkollës së fshatit, e në veçanti duhet të përmendet rregullimi i oborrit të shkollës së re në lagjen Tahiraj, hapja e rrugëve është bërë për çdo lagje të fshatit duke filluar nga Muhaxhert, te Ziadi i Xhavitit e deri në fund të fshatit është bërë hapja e rrugëve për çdo lagje.

Rregullim i veçantë është bërë në lagjen Tahiraj, ku punimet kanë filluar nga Kitka kanë vazhduar në çdo shtëpi të lagjes dhe kanë përfunduar në Selishtë te Kroi i Xhelalit, ku është bashkuar me rrugën e fshatit, rrugë e cila i ka lehtësuar jetën banorëve që jetojnë̈ në ketë fshat që deri tani ka qenë brenga kryesore kalimi i kësaj rruge.

Në emër të Sevdail Hazirit, i falënderojmë të gjithë ata që e përkrahen këtë iniciativë.
Urojmë që edhe në vazhdimësi të kemi aksione të ngjashme, le të marrim shembull këtë punë madhështore që ishte ëndërr e banorëve të fshatit Suharren.
Zoti e shpërbleftë Sevdailin, dhe familjën e tij brez pas brezi thuhet në njoftimin e Malësia e Bujanocit.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.