Kjo foto shpreh qartë gëzimin dhe lumturinë e xhudistes së Kosovës, Nora Gjakova e cila mundi në gjysmëfinale japonezen Tskukasa Yoshida, e cila ishte dhe pretendentja kryesore në këtë kategori.
Tashmë me këtë fitore, Gjakova e siguron medaljen në Lojërat Olimpike dhe do të garojë për të arritur të artën, ku përballë në finale do të ketë francezen, Cysique Sarah.
Kush është Nora Gjakova
Nora Gjakova ka lindur më 17 gusht 1992, është një xhudiste shqiptare nga qyteti i Pejës në Kosovë. Ajo ushtron në klubin e xhudos Ippon të Pejës ku trajner të klubit dhe njëkohësisht selektor i Kombëtares së Kosovës është Driton Kuka, në këtë klub ushtron edhe xhudistja më e njohur shqiptare e të gjitha kohërave Majlinda Kelmendi .
Nora Gjakova përfaqëson Kombëtaren e Kosovës në arenat internacionale në kategorinë -57kg. Ajo përfaqësoi Kosovën në Lojërat Olimpike 2016 të mbajtura në Rio të Brazilit, krahas atyre në Tokio këto ditë.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.