Viti i parë i Endri Çekiçit në elitën e futbollit turk duket se ka mjaftuar për të bindur të gjithë se mesfushori i përfaqësueses shqiptare meriton të luajë në skenat më të rëndësishme të futbollit në këtë vend. Në fund të sezonit, Ankaraguçu ra nga kategoria, por Çekiçi mund të kthehet shumë më shpejt se skuadra e tij përsëri në elitë, pasi ka një ofertë të rëndësishme për të ardhmen e tij.
Sipas informacioneve nga Turqia, Çekiçi ka tërhequr vëmendjen e klubit të Koniaspor, ku aktivizohet edhe Sokol Çikalleshi e ka një koloni të mirëfilltë shqiptarësh, pasi pjesë e skuadrës janë edhe Zymer Bytyçi e Erdon Daci. Klubi është interesuar për Çekiçin, pasi sheh te ai një futbollist që mund ta ndihmojë që në edicionin e ri të luftojë jo thjesht për mbijetesën, por edhe për t’iu afruar zonës së Europës.
Mësohet se Çekiçi dhe Koniaspor kanë nisur bisedimet, ndërsa negociatat janë në një fazë të avancuar. Ndërkohë, pritet të gjendet një akord edhe me Ankaraguçu, që sigurisht nuk do të heqë dorë lehtë nga një futbollist cilësor, që ka treguar që në vitin e tij të parë në Superligën turke se mund të bëjë diferencën në këto nivele.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.