DPSHTRR ka publikuar në faqen zyrtare një njoftim të ri për të gjithë shtetasit që duan të qarkullojnë jashtë shtetit me automjetin e tyre, se si duhet të veprojnë për të marrë patentën dhe/ose lejen e qarkullimit ndërkombëtare.
DPSHTRR fton qytetarët të paraqiten për të aplikuar në Drejtorinë Rajonale sipas vendbanimit. Për Tiranën (te ish-NSHRAK)!
Për Leje Drejtimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:
Leje Drejtimi Kombëtare
Dokument identifikimi
1 fotografi
Për Leje Qarkullimi Ndërkombëtare duhet marr me vete:
Leje Qarkullimi Kombëtare
Dokument identifikimi
Vlefshmëria: 3 vjet
Tarifa për çdo shërbim kushton 500 Lekë. Nëse nuk vini dot vetë, mund ta marrë edhe një person tjetër për ju, me vetëdeklarim përgjegjësie njofton DPSHTRR./SCAN
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.