SHBA / Kuzhinieri shqiptaro-amerikan kthen bamirësinë në mision

E martë, 1 Korrik, 2025

New Jersey është një nga shtetet më të goditura nga koronavirusi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kur autoritetet urdhëruan kufizimin e aktiviteteve dhe operacioneve përfshirë dhe restorantet, pronari dhe kuzhinieri shqiptaro-amerikan i restorantit “Amici” në Cherry Hill të New Jersey, Aleks Daku, u hodh në aksion për të ushqyer njerëzit në nevojë dhe ata që janë në vijën e parë të frontit të luftës me virusin.

Aleksi thotë se ditët e para kur u morën masat kufizuese, ishin të vështira për të dhe ekipin e tij. Atij iu desh të pushonte disa punonjës nga puna.

“Ne nuk e mbyllëm kurrë restorantin dhe arritëm të marrim në punë gjysmën e punëtorëve prapë pasi i pushuam disa prej tyre. Duke hapur restorantin vetëm për ushqim për të marrë në shtëpi, gjithashtu ofruam supë falas për ata që janë 65 vjeç e sipër. Kjo është diçka vërtet e veçantë, sepse kur jep, zoti të jep. Dhe ka funksionuar. Unë kur e fillova, nuk e fillova që njerëzit të më japin mua. Unë mendova kam 20 vjet që punoj në Amerikë, komuniteti më ka ndihmuar, pse të mos jap dicka mbrapa. Ne si emigrantë kemi vuajtur shumë për të lëvizur nga një shtet në një shtet tjetër. Një nga ato ka qenë edhe ikja në Itali, kur isha 17 vjeç. Isha në shkollë dhe nuk kisha bukë për të ngrënë dhe shkonim në radhë për të marrë ushqim falas. Duke pasur parasysh që kemi ecur në një rrugë shumë të vështirë për të arritur diku, unë ndjehem përgjegjës sado pak e vogël kjo kauzë, që të jap diçka mbrapsht njerëzve që na kanë mbështetur për shumë vite”, shprehet Aleksi.

Fushata për të ndihmuar, u zgjerua, kur Aleksi dhe ekipi i tij vendosën të japin ushqim falas për ata që nuk e përballonin dot ta blenin, si edhe për të shpërndarë ushqim falas, për punonjësit që janë në vijën e parë të frontit të luftës me virusin. Komuniteti filloi të ndihmonte, duke blerë prej tij ushqime ose karta të restorantit.

40 për qind e fitimeve nga restoranti përdoren për ushqime falas për ata që janë në vijën e parë të frontit, duke shpërndarë ushqime dy herë në javë.

Ai thotë se ndihma për të tjerët është edhe pjesë e traditës së tij familjare, pasi gjyshi nga ana e nënës para Luftës së Dytë Botërore kishte dyqane, dhe jo vetëm ndihmonte me ushqime falas, por edhe i kishte falur të gjitha borxhet e atyre që nuk përballonin dot të paguanin.

Aleksi ka hapur një llogari në faqen gofundme, ku njerëzit të kontribuojnë nëse dëshirojnë për ushqimet që ai shpërndan falas.

Në një ndër shtetet më të prekura, si banor Aleksi thotë se shqetësimi është i pranishëm, por për të, impulsi për të ndihmuar, u kthye në një formulë suksesi për biznesin, edhe në këto kohë të vështira.

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.