Dhoma e Tregtisë në Vlorë i dhuron policisë 600 maska mbrojtës

E enjte, 3 Korrik, 2025

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Vlorë i është bashkuar nismave humanitare në vend, të cilat po mbështesin punonjësit e shërbimeve parësore në komunitet.

Kryetari Arben Breshani në emër të Dhomës i ka dhuruar Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë 600 maska mbrojtëse.

“Ky donacion u bë për t’iu ardhur në ndihmë punonjësve të Policisë, sidomos atyre që punojnë çdo ditë në terren për të parandaluar përhapjen e COVID-19”, tha ai.

Efektivët e policisë së shtetit kanë qëne të angazhuar plotësisht në ruajtjen dhe respektimin e masave të marra nga qeveria kundër shpërhapjes së COVID-19, duke monitoruar lëvizjen e qytetarëve gjatë fashave orare të lejueshme të lëvizjes.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.