Projekti “Greenback 2”/ Diskutohen remitancat me Diasporën në Itali

E martë, 30 Prill, 2024

Projekti “Greenback 2” i Bankës Botërore dhe organizata “Germin” organizuan takimin e radhës online, këtë herë me përfaqësues të Diasporës Shqiptare në Itali, ku u diskutua mbi rëndësinë e remitancave të Diasporës dhe rrugëve për t’i përdorur ato dhe kursimet e përfaqësuesve të Diasporës në mënyrën më efektive për ta dhe ekonominë e Shqipërisë.

Përfaqësuesit e Projektit të Bankës Botërore dhe Germin theksuan dobinë e bisedave të kësaj natyre, për të mundësuar ide dhe projekte për përdorimin e remitancave në ndihmë të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të vendit.

Eksperti i njohur në vend për Diasporën dhe fluksin e emigrimeve të saj, Dr. Ilir Gedeshi, vlerësoi forcën ekonomike të Diasporës. Ai tha se nivelit të remitancave, dërgesave të saj në Shqipëri, i cili përgjatë viteve të fundit është mjaft konsistent, mbi 600-700 milionë euro në vit, duhet t’i shtojmë një shumëzues me 5.5, kur flitet për kursimet e Diasporës në vendet ku ajo qëndron.

Eksperti i Çështjeve Ekonomike pranë Ministrit të Shtetit për Diasporën, z. Fatos Çoçoli, prezantoi qasjen e strukturave të Diasporës të ngritura nga Qeveria shqiptare, sidomos të “Fondit të Zhvillimit të Diasporës” dhe “Dhomës së Biznesit të Diasporës”, në lidhje me dërgesat e parave dhe shërbimet financiare, të përqëndruara në identifikimin e praktikave më të mira për të kanalizuar remitancat përmes rrugëve formale, zgjerimin e mundësive për të dërguar dhe marrë remitanca me kosto më të ulët, si dhe integrimin më mirë të dërgesave në mundësi për investime për ekonominë dhe shoqërinë shqiptare. Z. Çoçoli mbështeti idenë e Dr. Gedeshit për potencialin e jashtëzakonshëm të përdorimit në ekonominë e Shqipërisë të kursimeve të Diasporës, në formën e një banke zhvillimi apo investimi, fondeve të investimit, apo bonove të dedikuara për Diasporën.

Pjesëmarrësit e shumtë të Diasporës në Itali, gjatë diskutimeve të tyre vlerësuan ngritjen e strukturave shtetërore në vitet e fundit nga qeveria shqiptare, në ndihmë të Diasporës. Nga ana tjetër, ata sollën shumë shembuj të problematikave të hasura nga përfaqësues të Diasporës në Itali, në përpjekjet e tyre për të investuar në Shqipëri. Ata vunë theksin në përqindjet e larta të transferimit të parave për investime në Shqipëri, që aplikojnë bankat tregtare në Shqipëri.

U sollën shumë ide për të konkretizuar investimet në Shqipëri dhe përfaqësuesit e organizatave të biznesit të Diasporës në Itali, ftuan përfaqësuesit e strukturave shtetërore të Diasporës, për vizita pune në eksplorimin e mundësive konkrete të bashkëpunimit, për kanalizimin e kursimeve të Diasporës në investime strategjike në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. 