Më datë 7 mars “Shoqata e Bashkësisë Shqiptaro-Kanadeze” nisi seminarin e parë online për shëndetin e të moshurave. Kjo nismë synon të jetë pranë të moshuarve të izoluar për shkak të masave shtënguese ndaj COVID-19.
Në seminarin e parë referoi Dr. Ruki Kondaj, doktoreshë e shkencave farmaceutike, njëkohësisht ideatore dhe koordinatore e këtij projekti. Tema e përzgjedhur në seminarin e parë është “Stresi dhe Menaxhimi i tij”.
Në këtë seminar Dr. Kondaj tregoi se cfarë është stresi dhe si ndikon ai tek individët: “Stresi shkaktohet nga rrethana të ndryshme afatgjata si papunësia, kujdesi për familjarë të sëmurë, probleme familjare etj.. Gratë janë më të rrezikuara nga stresi sipas një studimi, gjithashtu edhe njerëzit e dobët”. Gjithashtu Dr. Ruki listoi disa këshilla se si mund të menaxhohen më mirë situatat stresuese. Këtë seminar e përshëndeti edhe këngëtarja e njohur Irma Libohova. Ajo këndoi një këngë për nënat në kuadër të festës së nënës.
Seminaret do të jenë të përjavshëm dhe mund të ndiqen falas në platformën Zoom. Takimi i radhës është me datë 14 mars dhe do të referoj Dr. Juliana Gorja.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.