Këtë të hënë është publikuar videoklipi zyrtar i këngës “Karma” të Anxhela Peristerit, këngë e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion.
Videoklipi është punuar në detaje, dhe vjen me pak ndryshime nga versioni i parë i këngës që u prezantua në Festivalin e fundvitit.
Anxhela ka vendosur që këngën ta mbajë në gjuhën shqipe.
Pak ditë më parë këngëtarja vendosi të pozonte me veshje tradicionale shqiptare për të promovuar këngën e saj në “Eurovision”. Faqja zyrtare e “Eurovision”-it në Instagram publikoi këto fotografi të këngëtares shqiptare, duke i ndarë kështu me ndjekësit e shumtë.
“Shikoni këto fotografi mahnitëse të Anxhela Peristerit, ndërsa ajo u bën dedikime shqiptarëve në të gjithë botën”, shkroi faqja zyrtare e “Eurovision”-it.
Festivali evropian këtë vit do të mbahet në Roterdam në datat 18, 20 dhe 22 maj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.