Një lajm i trishtë sot për komunitetin e studiuesve shqiptarë. Shuhet në moshën 59-vjeçare Giovanni Belluscio, profesori i shqipes në Universitetin e Kozencës. Ai ishte një ndër studiuesit më të shkëlqyer të fonetikës, fonologjisë dhe dialektologjisë shqiptare.
Belluscio ishte poet i talentuar dhe përkthyes i poezisë shqipe në italisht. Ka meritën për njohjen e vargut të Ismail Kadaresë në Itali. Ishte pjesëmarrës i rregullt në të gjitha veprimtaritë shkencore që organizoheshin mbi arbëreshët në trevat mbarëshqiptare. Lajmi për vdekjen e tij është bërë i ditur nga familjarët dhe ka pasur reagime të shumta në rrjetet sociale mbi këtë humbje të madhe për albanologjinë, për arbëreshët dhe arbërishten.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.