Britani/ Aprovohet vaksina e Oxford, Detina Zalli: Kushton më pak

E shtunë, 28 Qershor, 2025

Një vaksinë kundër COVID-19 nga Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike AstraZeneca është aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar nga rregullatori, Agjencia Rregullatore e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore (MHRA).

Sipas BBC, Qeveria britanike ka porositur 100 milionë doza të vaksinës – miratimi i së cilës ndjek shpërndarjen e vaksinës Pfizer, e cila ishte e para që u miratua.

Lajmin e ka bërë të ditur edhe shkencëtarja shqiptare në Oxford Detina Zalli.

“Lajme të mrekullueshme:  Vaksina e Oxford – AstraZeneca u aprovua. Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna, kjo vaksinë kushton shumë her më pak, dhe do jetë një ndihmë e madhe për Shqipërinë dhe vendet e varfëra në botë!

Ndryshe nga Pfizer dhe Moderna (të cilat perdorin mRNA për të nxitur një përgjigje imunitare) , kjo vaksina është krijuar duke përdorur një form të dobët të virusit që nuk shkakton dëm! Vaksina do jepet në 2 doza, pas të cilave efikasiteti arrin në deri 90%. Doza e dyte, do teëjepet 4-12 javë pas dozës së parë!  Kjo vaksinë nuk kërkon të ruhet në temperaturë shumë të ulëta, por mund të rezistojnë frigorifer 1 muaj, prandaj do të jetë shumë e lehtë për t’u transportuar!”, shpjegon shkencëtarja shqiptare Detina Zalli.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.