Itali/ Mirela Vithkuqi: “Dritare e Hapur”, promovon Shqipërinë tek brezat e rinj

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Mirela Vithkuqi prej katër vitesh është pjesë e stafit drejtues Shoqatës Arbëria. Kjo shoqatë prej 25 vitesh çdo të dielë tranmeton programin e saj javor “Jehona Shqiptare”. Së fundmi shoqata ka nisur projektin më të ri “Dritare e Hapur”. Mirela Vithkuqi tegon për “Diaspora Shqiptare” se kjo platformë ndërkombetare komunikimi do jetë në shërbim të promovimit  të kulturës, gjuhës, historisë sonë në brezat e rinj shqiptarë të lindur jashtë trojeve tona.

 “Dritare e Hapur” është projekti më i ri i shoqatës suaj, na tregoni disa detaje rreth tij?

“Shoqata Arbëria” transmeton me sukses në Radio prej mëse 25 vitesh çdo të dielë programin e saj javor “Jehona Shqiptare”. Një program radiofonik ku përcillet muzika jonë tradicionale dhe moderne. Jepen lajme të cilat përfshijnë komunitetin shqiptar jo vetëm në Itali po kudo ndodhet, flitet për sport e jo vetëm. I japim mundësi talenteve të reja për të promovuar e shpërndare krijimet e tyre. I japim mundësi ndërmarrësve dhe profesionistëve për të ndarë me ne ekspericencën e tyre. “Jehona Shqiptare” është një program i cili transmetohet jo vetëm në valët tradicionale të radios 98.4 MHz, por edhe në streaming në ëëë.radiotandem.it dhe drejtpërsëdrejti në profilet tona Facebook e Instagram.

“Dritare e Hapur” është një platformë digjitale në të cilën transmetojmë drejtpërsëdrejti dhe ka lindur si rrjedhojë e suksesit të programit radiofonik. Duke parë ndërveprimin dhe kërkesat e shumta të ndjekësve të programit për të pasur më tepër kontakte e mundësi për të kaluar kohë së bashku.

Muzikantë që veprojnë vetëm në Itali?

Në platformen tonë marrin pjesë muzikantë që veprojnë jo vetëm në Itali, por edhe në vende të tjera të Europës e Shqipëri.

Çfarë synoni me projektin “Dritare e Hapur”?

Krijimi i një platforme ndërkombetare komunikimi në shërbim të promovimit  të kulturës, gjuhës, historisë sonë në brezat e rinj shqiptarë të lindur jashtë trojeve tona duke konsideruar që tashmë kemi breza të dytë e të tretë.

“Shoqata Arbëria” prej sa vitesh është krijuar?

 “Shoqata Arbëria” është themeluar në vitin 2003 me nismën e një grupi prej rreth 20 shqiptarësh të Bolzanos që u mblodhën rreth Tritan Myftiut dhe Armand Cakut që ishin edhe themeluesit e programit radiofonik “Jehona Shqiptare” dhe të një gazete të përmuajshme  të titulluar “Shqip” që shperndahej me postë në gjithë Italinë.

Sa angazhim kërkon nga ana juaj shoqata?

 Shoqata në fillim ka kërkuar shumë angazhim në kuptimin e kohës, por me kalimin e muajve gjithnjë e më shumë gjindeshin persona që ishin në gjendje që duke pasur një ide të qartë dhe mbështetjen ekonomike dhe logjistike të shoqatës konkretizonin në autonomi me dëshirë dhe vullnetarisht  idetë e tyre. Ka ndodhur kështu me programin e radios (që ka lindur para shoqatës) me dy skuadrat e futbollit (shoqata ka blerë uniformat dhe ka paguar kuotat e regjistrimit dhe te rinjte kane luajtur me emrin e Arbërisë) me orkestrën (së cilës i blemë disa vegla e vume në dispozicion sallën) kemi ofruar konsulencë ligjore e sindakale si dhe në fushën e blerjes e ristrukturimit të shtëpive gjithçka pa pagesë e nga persona të kualifikuar (avokate, sindikaliste e inxhinjere) që kryenin vullnetarisht punën. Sot shoqata është një pikë takimi e përditshme për një sërë personash (reth 30) të moshuar që luajnë domino, letra a shah ne ambientet e shoqatës ku ndjekin edhe programet televizive në shqip apo lexojnë gazetat në internet.

 Mirela na tregoni pak për historinë tuaj të emigrimit dhe angazhime të tjera që keni?

 U transferova në Itali në vitin 2000 për shkak se më duhej të ndiqja tim shoq i cili vjen nga Fermo, ka qënë një nga momentet më të vështira në jetën time. Mu desh të braktisja karrierën, familjen, miqësitë e ndërtuara në vite e të rifilloja gjithçka nga fillimi. Me vin ndërmend vargjet e një kënge kënduar nga Brajan 11-vjeçar që jeton në Reggio Emilia, me trup jam në Itali me mendje jam në Shqipëri. Nuk ka qenë e lehtë, sepse më mungonte edhe pluhuri i rrugëve të Tiranës nga unë vi, por me durim, pak e nga pak mu desh në këto 20 vite të rindërtoj nga fillimi jetën time këtu. Tani punoj në administratë në Spitalin qëndror të Bolzanos pas fitimit të një konkursi. Përveç impenjimeve me “Shoqatën Arbëria”, programin radiofonik dhe projektin e ri “Dritare e Hapur” jam pjesë e stafit drejtues të skuadrës së futbollit F.C.D Arbëria, një skuadër futbolli  100% shqiptare e cila luan në kategorinë e dytë në kampionatin rajonal. Le të themi që disi kemi arritur të krijojmë edhe këtu tashmë një familje të dytë, familjen tonë kuq e zi.

Për t’u bërë pjesë e grupit të “Gazeta Diaspora Shqiptare” mjafton të klikoni: Join Group

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.