KQZ nis procedurat për votimin jashtë vendit

E diel, 29 Qershor, 2025

Zgjedhjet e 25 prillit 2021 do të jenë historike në vendin tonë, pasi për herë të parë pritet të aplikohet votimi për shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Për këtë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur lëvizjet e saj, teksa së fundmi i ka dërguar një letër Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Përmes saj, KQZ i kërkon numër të saktë të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë vendit.

Ky institucion kërkon numrin e saktë të emigrantëve shqiptarë, të ndarë sipas qarqeve, që kanë kërkohet që institucionit të KQZ t’i dërgohet numri i regjistruar adresën e banimit të përhershëm në vendet ku tashmë jetojnë.

Letra zyrtare mban datën 23 dhjetor dhe është firmosur nga Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.