SHBA / Stilistja shqiptare qep maska për mjekët

E martë, 1 Korrik, 2025

Stilistja shqiptare Ariana Ademaj, në ShBA, në këtë situatë të pandemisë, është angazhuar për të qepur maska falas për mjekët e spitaleve në Detroit. Këtë nismë ajo po e zhvillon edhe në vendin e origjinës, për t’u ardhur në ndihmë mjekëve në Kosovë.

Ariana e ka filluar punën e saj si stiliste në Detroit të SHBA duke qepur fustane por e ka ndryshuar veprimtarinë e saj duke qepur maska për mjekët në vijën e parë kundër COVID-19. Me ndryshimin e rrjedhës së ngjarjeve dhe përhapjen e shpejtë të kotonavirusit ajo mendoi të bënte këto maska duke ia dhënë si dhuratë spitaleve të zonës ku ajo ndodhet. Qepjen e maskave siç u shpreh Ariana ka nisur me mjetet e saj personale por tani edhe shoqata të tjera biznesi janë ofruar ta ndihmojnë me materialet që i duhen.

“Për një maskë vetëm kosto e materialit është 75 cent pa llogaritur kohen që i duhet një personi për ta bërë atë dhe nga kjo u inspirova për të bërë këtë donacion”, u shpreh ajo.

Së fundmi bashkë me një rrobaqepëse tjetër nga Prishtina ajo po përgatit rreth 400 maska për t’ia dhuruar Spitalit Infektiv në Kosovë ditën e hënë. Gjithsej ajo ka përgatitur 3000 maska që i ka shpërndarë në spitale të ndryshme por nëse kërkesat për to rriten ajo thotë se do të bëjë më shumë.

Burimi origjinal, këtu:

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.