5 tetori është dita ndërkombëtare e mësuesit. Lidhja e Mësuesve Shqiptar në Greqi e kujton këtë ditë me vendosmërinë dhe bindjen për të vazhduar misionin e tyre të shenjtë në mësimin e gjuhës shqipe.
“Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit, mësuesit e LMSHG-së, të vendosur dhe të bashkuar si gjithmonë, vazhdojnë të punojnë dhe të përballen me sfidat e reja. Gati për vazhdimin e misionit të shenjtë. Bashkohuni me ne dhe dërgojini fëmijët tuaj në kurset tona, në të cilat mësimet jepen falas nga mësuesit tanë” shkruhet në njoftimin e tyre.
Gjithashtu ata kanë theksuar se tekstet dhe materialet didaktike plotësuese i janë dorëzuar falas në kohë, nën kujdesin e QBD-së dhe përfaqësive diplomatike në Greqi.
“Le të bëhemi të gjithë se bashku, ruajtesit e gjuhës, kulturës dhe identitetit tonë kombëtar, edhe në kushte pandemie.”

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.