Greqi / Mësuesit marrin tekstet mësimore të dërguara falas nga QBD

E enjte, 3 Korrik, 2025

2623 tekste shkollore dhe plotësuese për mësimin e gjuhës dhe kulturës shqiptare në Diasporë arritën te mësuesit e shkollave shqipe në Greqi.

Megjithë situatën e vështirë në të cilën ndodhemi për shkak të pandemisë, Qendra e Botimeve për Diasporën arriti t’i dërgonte në kohë tekstet shkollore dhe plotësuese për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021.

Me mbështetjen e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe nën kujdesin e veçantë të Ministrit të Shtetit për Diasporën, tekstet kanë mbërritur në Ambasadën e Shqipërisë në Greqi dhe i janë dorëzuar mësueses së kursit të gjuhës shqipe në zonën e Renti-Pire, znj. Lefteri Metkaj.

Qendra e Botimeve për Diasporën vuri në dispozicion të mësuesve dhe nxënësve për herë të parë këtë vit serinë e re të botimeve dygjuhëshe. Tekstet shkollore dhe plotësuese për mësimin gjuhë dhe kulturës shqiptare kanë mbërritur edhe në ambasadat tona në Belgjikë, Ukrainë, Francë, Suedi, Finlandë, Zvicër, Sllovaki dhe Austri.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.