SHBA / Më 25 shtator rikthehet panairi i kulinarisë shqiptare në Waterbury

E enjte, 3 Korrik, 2025

Pavarësisht situatës së krijuar nga pandemia Covid-19 komuniteti shqiptaro-amerikan në Waterbury, Connecticut ka njoftuar se edhe këtë vit do të realizoje festivalin e kulturës shqiptare, panairin më të madh të kulinarisë tradicionale shqiptare.

Ky aktivitet i cili këtë vit feston 15 vjetorin e tij do të mbahet në datat 25 dhe 26 shtator dhe ka në fokus promovimin e gatimeve  tradicionale shqiptare.

Gjatë këtyre viteve kanë qene pjesë e këtij manifestimi kulturor shqiptar më shumë se 5 mijë pjesëmarrës.

Siç kanë njoftuar edhe më herë organizatorët, eventi do të organizohet në përputhje me rregullat anti-covid.

Eventi i përvitshëm përfshin aktivitete kulturore, muzikë dhe kuzhinë shqiptare. Përmes këtij aktiviteti, komuniteti shqiptar prezanton kulturën, muzikën, traditat dhe ushqimet e autentike shqiptare në komunitetin amerikan të Greater Waterbury, SHBA.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.