Ofelia Giudicissi, poetja arbëreshe që u shua shpejt

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Poetja arbëreshe Ofelia Giudicissi e cila njihet gjerësisht edhe si arkeologe, ku punoi në terren në vendlindjen e saj Pallagorio u nda nga jeta 39-vite me pare.

Lindi me 11 maj të vitit 1934. Rridhte nga një familje modeste dhe ishte e shtata prej dhjetë fëmijëve.

Në vitin 1964 botoi veprën e saj të parë letrare, “Pallagorio”, një libër me poezi, i frymëzuar plotësisht nga bashkëqytetarët e saj, me të cilet u lidh fort.

Ajo ishte gjithashtu shumë aktive në fushën e arkeologjisë, veçanërisht në hapsirën e vendit ku u lind, ku kreu edhe shume kërkime të ndryshme për etimologjinë e saktë të emrit të qytetit.

Në periudhën kur po shkruante librin e saj të fundit me titull “Momenti di un profilo meridionale” goditet nga një sëmundje e rëndë dhe vdiq më 13 shtator 1981 në moshën 47 vjeç.

Vepra u botua pas vdekjes së saj, nga i shoqi dhe dy femijët, në vitin 1996

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.