Vozitësi arbëresh Emanuele Gaetani Liseo thirret për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar italian të kanotazhit, në funksion të garës “Europei 2020”, e cila do të mbahet në Sabaudia të Lazios, nga e hëna e 14 shtatorit deri më 4 tetor 2020.
Piana degli Albanesi do të përfaqësohet denjësisht nga vozitësi Emanuele Gaetani Liseo, një talent i vozitjes blu, i cili garon për “Telimar Palermo”, një klub sicilian, ku talenti Arbëresh ka shprehur më së miri aftësitë dhe cilësitë e tij.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryetari i Komunës “Piana Degli Albanesi”, njëkohësisht Anëtari i Këshillit Koordinues të Diasporës, Rosario Petta, i cili shpreh urimet më të përzemërta për Emanuelen.