Në një video informuese për të gjithë bashkëatdhetarët, gazetari Bahri Cani sqaron rregullat e reja të udhëtimit në masat anti-covid.
Gjermania ka vendosur që prej një tetorit të ndryshojë sistemin e përpilimit të listës së vendeve të rrezikuara. Testet mbeten pa pagesë për personat që kthehen nga vendet e rrezikuara. Gjithashtu prej një tetorit futet karantinimi me detyrim në kohëzgjatje prej pesë ditësh.
Më 1 tetor do të jepen vlerësime për secilin vend veç e veç, pavarësisht nga vendimet nuk do të ketë më vlerësime kolektive për 160 vende, por për secilin sipas specifikave.
Do të shikohet situata e Covid në vende të ndryshme, për shembull nëse Shqipëria ka më shumë se 50 të infektuar në 100 mijë banorë atëherë kufinjtë nuk do të hapen as pas pas datës 1 tetor, shprehet Cani.
“Momentalisht edhe tani lëvizja lejohet vetëm nëse udhëtarët janë të pajisur me testin e Covid-19. Hungaria ka mbyllur kufinjtë dhe në rast se udhëtoni me makinë duhet të interesoheni patjetër. Edhe Bavaria ka vendosur të heqë stacionet për testime buzë rrugës, ndaj duhet të informoheni se ku mund të kryeni testin, pasi në rast se nuk realizoni testin dhe nuk njoftoni mund të gjobiteni nga shteti”.
Në të gjitha vendet e bashkimit europian është sugjeruar që karatina të shkurtohet në pesë ditë, por në Gjermani ende është e domosdoshme që karantina të zgjas deri në dy javë.
Testet nga Kosova nuk njihen ende në Gjermani, ndërsa testet e tjera brenda 48 orëve brenda rajonit njihen. Kohët e fundit në Gjermani janë shtuar kontrollet për personat që kthehen nga jashtë dhe dënimet janë shumë të larta, raporton gazetari.
Prej 15 shtatorit testet do të paguhen nga personat që kthehen nga vendet që nuk janë në listën e vendeve jo të rrezikuara, ndërsa personat që kthehen nga vende që janë me rrezik testi do të jetë falas.
Nga 1 tetori në Gjermani do të hyj në fuqi karantina 5 ditore e obligueshme kur ktheheni nga një vend tjetër, edhe nëse testi juaj ka rezultuar negative.
Karantina në Zvicër është i detyrueshëm nëse ktheheni nga një vend me rrezik, vend ku është futur dhe Shqipëria, ndaj është e detyrueshme të qendroni në karantinë për 10 ditë edhe në rastet kur testi rezulton negative. Diaspora Shqiptare