The Guardian: Shqipëria, oazi i qetë i pazbuluar i Evropës

E mërkurë, 2 Korrik, 2025

Prestigjiozja britanike “The Guardian” e ka cilësuar Thethin ssi një nga vendet më të qeta në Europë që ja vlen për tu vizituar. Në artikulli listohen destinacione të ndryshme si Liqenet e Covadongas në Asturia, Spanjë, bregu i Amalfit në Itali, Kanalet Aveiro, Portugali, Ishujt Aland në Finland, Boveci në Slloveni, shpella Vela Spila në Kroaci, gadishulli Beara në County Cork, Irland Abbey of Saint-Martin-du-Canigou, French Pyrenees dhe labirinti i pemëve në Danimarkë.

“Gjithçka që hanim në bar, një përbërës do ta kishte patjetër nga lugina ku ishim ulur, me kushtin e  vetëm që përbërësi i radhës vinte nga lugina tjetër. Formacione shkëmbore ngriheshin pas nesh në qiellin pa re dhe uji i pastër gurgullonte poshtë nesh. Ne u ngjitëm në një shteg dredha-dredha mbi vijën e linjës ajrore dhe poshtë në kanale të lumenjve të gjerë, të shpërndarë me gurë, që tregonin fuqinë e shkrirjes së akullit në pranverë. Nuk kishte rrugë të asfaltuar, kështu që shumë pak automjete shihje përgjatë rrugës. Vetëm natyra, si një Eden i egër. Ky është fshati Thethi në veri të Shqipërisë” , shkruhet në artikull.

Të gjitha këto bukuri të papërsëritshme të këtij fshati në zemër të Alpeve shqiptare e bëjnë Thethin që të zërë një vend të rëndësishëm në natyrën, traditën e kulturën shqiptare. Për këtë arsye, Parku i Thethit, si zonë pranë kufirit, është propozuar që të jetë pjesë e një parku ndërballkanik të quajtur Parku i Paqes, i cili përfshin territore edhe nga Kosova e Mali i Zi.

Pasuritë natyrore të kësaj zone janë të lidhura së bashku edhe me trashëgiminë kulturore dhe historike të banorëve vendas, duke formuar kështu, bazat më të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.Përveç kanionit, në Theth gjenden një numër i konsiderueshëm shpellash, por ato që kanë tërhequr vëmendjen e shumë alpinistëve, speleologëve, gjeografëve etj., janë Shpella e Harapit dhe Bira e Rrathëve, të cilat me përmasat e tyre dhe dukuritë interesante që mbartin brenda tyre si liqenet nëntokësore, galeri, sifone etj., janë bërë shkak i shumë legjendave të krijuara nga vetë banorët e zonës. Një bukuri natyrore, të veçantë, të bjeshkëve të veriut, shpalos në këtë zone.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.