Në zonën e Dandenong ku kryetar bashkie është shqiptari Jim Mehmeti kohët e fundit janë mbajtur disa tubime që konsiderohen nga autoritetet si shkelje e rregullave të distancimit social.
Në një deklarate për media, Kryetari i Bashkisë së Dandenong, Jim Memeti, pranoi se ishte për të ardhur keq që njerëzit po shkelin kufizimet, por ne të njëjtën kohë bëri thirrje për ‘qetësi dhe bindje ndaj urdhrave të kufizimeve’, kjo në interes të komunitetit të gjerë.
Ai tha:
‘Duhet t’a pranojmë se duhet të veprojmë së bashku, të mos harrojmë rezultatet pozitive që kemi arritur kohët e fundit dhe për të gjithë banorët e Viktorias rregullat janë njësoj: të gjithë duhet t’i përmbahemi kufizimeve.’
‘Këshilli Bashkiak po punon së bashku me policinë dhe udhëheqësit e komunitetit për t’i inkurajuar të gjithë ata që po marrin pjesë në këto tubime që të mendohen mirë rreth veprimeve të tyre dhe për të punuar në drejtim të gjetjes së një zgjidhjeje të drejtë’.
Deputetja Gabrielle Williams, thotë se ajo ndjehet e shqetësuar rreth ‘komenteve raciste’ që kishte vene re në mediat sociale dhe në përgjigje të tubimeve.
‘Ndjehem e shqetësuar kur këto lloj incidentesh përdoren si justifikim për debate raciste. Siç e thashë, për ne ka rëndësi qe të ulet numri i infeksioneve dhe të mbrojmë komunitetin’.
‘Komente të kësaj natyre nuk janë të mirëpritur nga unë dhe nga askush tjetër në Viktoria’.
‘E di se shumica e atyre që jetojnë në elektoratin tim në South Dandenong kanë të njëjtat shqetësime [për koronavirusin] – shqetësime për familjet, prindërit dhe të moshuarit.’
Premieri Daniel Andrews, tha se ka shpresa se numri i infeksioneve do të ulet dhe në rast se ndodh një gjë e tillë, qeveria do të fillojë që të shqyrtoje mundësinë e heqjes së kufizimeve të fazës katër të cilat skadojnë më datën 12 Shtator.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.