Kamer Zymberi, i cili jeton dhe punon në Zvicër, është emëruar këshilltar në Këshillin e përgjithshëm në komunën Martigny.
Zymberi do jetë gjithashtu kandidat në zgjedhjet e ardhshme për këtë Këshill.
“Në zgjedhjet e ardhshme komunale jam kandidat për këshilltar në Këshillin e përgjithshëm në komunën e Martigny. Gjithashtu javën e kaluar si zëvendësues i njërit nga këshilltarët të përgjithshëm, i cili ka vendosur ta braktis këtë funksion, jam emëruar këshilltar i përgjithshëm për këtë mandat. Me këtë rast dëshiroj të falënderoj sinqerisht PLR dhe kryesinë e saj për besimin e dhënë.
“Po, me kënaqësinë më të madhe dhe me krenari kam vendosur të angazhohem edhe më shumë me qëllim që të jap kontributin tim në qytetit e zemrës, i cili më mirëpriti para 11 vjetëve.
Nuk është rastësi që kam vendosur të vazhdoj me PLR, e kam zgjedhur këtë parti, sepse besoj në programin e saj, në angazhimin e pafund në shërbim të qytetarëve të saj dhe në vlerat e saja.
Fushata se ka filluar dhe shpresoj ta takoj çdonjërin dhe çdonjërën nga ju, për një moment rasti rreth një gote”, shkruan ai në Facebook.
Zvicër/ Shqiptari emërohet këshilltar në Këshillin e përgjithshëm në Martigny
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.