COVID-19 / Malajzia ia dhuron Kosovës 1 milion maska dhe 30 mijë palë dorëza

E premte, 4 Korrik, 2025

Qeveria e Malajzisë do t’i dërgojë Kosovës 1 milion maska dhe 30,000 palë dorëza ndihmë për përballimin e pandemisë COVID-19.

Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, e cila njoftoi se donacioni do të arrijë në Kosovës gjatë ditëve në vijim.

Ajo bëri të ditur se kjo ndihmë vjen pas bisedës telefonike që e kishte zhvilluar më 6 korrik me homologun e saj malajzian, Hishammuddin Tun Hussein.

“Falënderoj përzemërsisht Ministrin e Jashtëm të Malajzisë, Hishammuddin Tun Hussein, Qeverinë dhe popullin malajzias, të cilët edhe pse në distancë fizike me Kosovën, nga Azia Juglindore solidarizohen dhe i vihen në ndihmë Kosovës dhe gjendjes së rëndë pandemike nëpër të cilën po kalojmë”, ka shkruar Haradinaj-Stublla në Facebook.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.