Botohet në gjuhën angleze “Perla në plagën e një martese” e autorit Marçel Hila

E martë, 30 Prill, 2024

Libri “Perla në plagën e një martese” e autorit shkodran Marçel Hila tashmë mund të lexohet dhe në anglisht në platformën Amazon. Marçel Hila është autor i më shumë se 10 librave të botuar dhe të suksesshëm, përmendim “Internimi i Kufomës” dhe “Zoti zbret në Ferr”.

Krijimtaria e Marçel Hilës ruan raportin me të vërtetën. Romani fillon me përshkrimin e zakonshëm të një martese në qytetin e Shkodrës. I vëllai i nuses që martohet ka bërë vetë, para se të martohej e motra, një martesë skandaloze: është martuar kundër dëshirës së prindërve dhe kundër aprovimit të kodit moral të qytetit…

Prandaj dhe mbi martesës e kësaj dite varet hija e dëshpërimit të dramës që ka ndodhur ca kohë më parë…Të ftuarit mblidhen në oborrin e shtëpisë, dhe një grup fillon diskutimin se çfarë është dashuria. Marçel Hila është mjeshtër i krijimeve të karaktereve, individualiteti i të cilëve krijohet nga gjuha që flasin.

Autori e shmang përshkrimin për karakterin- karakteret arrijnë të vetë- portretizohet me anë të gjuhës. Kjo është dhe arsyeja përse në librat e Marçel Hilës mbizotëron dialogu mbi përshkrimin. Autori e tregon historinë në vetën e parë dhe kjo jep mundësinë e një rrëfimi së brendshmi dhe intim. Gjuha është e pastër, narracioni i rrjedhshëm dhe i shtruar, përshkrimet e ngjeshura me detaje të sakta dhe të shumta, duke krijuar kështu karakter tepër të besueshme.

Shkrimtari shqiptar në Londër, Rudolf Marku, në një shkrim që bën për këtë vepër, shprehet se Marçel Hila është një shkrimtar që duket se ka një përbetim shpirtëror që të shkruaj për të vërtetën. E vërteta në letërsi është e komplikuar. Jo çdo e vërtetë është letërsi. Madje jo çdo e vërtetë historike është e vërtetë. Marçel Hila, me talentin e vet të spikatur dukshëm, intuitivisht e di këtë. E di se letërsia është arti i gjuhës dhe arti i seleksionimit, i përzgjedhjes së atyre të vërtetave, që kthehen vetvetiu në simbole a në metafora…E di se shpesh herë, shkrimtarët që i bishtënojnë së vërtetës, bëhen modern, përbuzës dhe përjashtues të së vërtetës në art, pikërisht nga pamundësia për të arritur në ato lartësi estetike dhe të atyre teknikave shkrimore , sa të shkruajnë për të vërtetën. E gjithë historia e këtij është një ngjarje e vërtetë, në kuptimin e asaj që ka ndodhur, në një kohë të caktuar, dhe në një vend të caktuar, në realitetin shqiptar.