Tirana International Airport (TIA) ka bërë të ditur se Austrian Airlines hap fluturimet me Shqipërinë, ndonëse veç rezidentët EU përfitojnë për momentin. Kompania kishte pezulluar përkohësisht fluturimet nga 16 korriku, pasi Austria ndali të gjithë fluturimet nga Shqipëria në territorin e saj, si rrjedhojë e përkeqësimit të shifrave të pandemisë.
Një tjetër fluturim që rifillon pas pesë muajsh është ai i Lufthansa drejt Frankfurtit.
Ndërsa Wizz Air ka filluar me një tjetër destinacion, Tiranë – Heraklion
Në 2019-n, nga dhe drejt Rinasit fluturuan rreth 3.4 milionë pasagjerë, por këtë vit, numri i tyre pritet të përgjysmohet për shkak të kufizime pas shpërthimit të pandemisë, ku për dy muaj fluturimet tregtare u ndaluan, ndërsa tani janë sërish me frekuencë të reduktuar.
TIA njoftoi se për ditën e shtunë janë të konfirmuara 35 fluturime:
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Turkish Airline – Tiranë – Antalia dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Torino dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Milano dhe kthim
Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim
Fly Bosnia – Riyadh – Tiranë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Ankona dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim
LOT – Varshavë – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Catania dhe kthim
SkyUp – Kiev – Tiranë dhe kthim (Çarter turistik)
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Torino dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bergamo dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Eindhoven dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim
Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim
Austrian – Tiranë – Vjenë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Romë dhe kthim
Blue Panorama – Tiranë – Verona dhe kthim
Albawings – Tiranë – Piza dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim
Fly Bosnia – Kuwait – Tiranë dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Bolonja dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim
Wizz Air – Tiranë – Heraklion dhe kthim (Destinacion i ri )
British Airways – Tiranë – Heathrow dhe kthim