70 vjet mërgatë shqiptare në Belgjikë, ceremoni në Parlamentin e Brukselit

E diel, 29 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Shtatëdhjetë vjet pas mbërritjes së refugjatëve shqiptarë në stacionin e Andenne-Seilles, përfaqësues të shoqatave të mërgatës, studiues, artistë dhe deputetë u mblodhën në Parlamentin e Rajonit të Brukselit për konferencën «Shqiptarët, 70 vjet më pas?». Takimi iu kushtua historisë së emigracionit shqiptar në Belgjikë dhe kontributit të brezave të mërgatës.

Konferencën e organizuan Ornela Prifti, zëvendëssekretare politike e Grupit Socialist në Parlamentin e Rajonit të Brukselit dhe anëtare e ekzekutivit të komunës së Koekelbergut, dhe Kolë Gjeloshaj. Takimi u zhvillua me nismën e Grupit Socialist dhe me përfshirjen e komunës së Koekelbergut. Programi zgjati nga ora 09:00 deri në 15:00, në sallën plenare dhe në Sallën e Pasqyrave të Parlamentit.

Nga Andenne-Seilles te kujtesa e brezave

Më 1 gusht 1956, në stacionin e Andenne-Seilles mbërriti një tren nga kampi i Gerovos, në ish-Jugosllavi, me rreth 700 refugjatë. Sipas Bashkisë së Andenne-s, rreth 350 prej tyre ishin shqiptarë, shumica të larguar nga regjimi komunist i Enver Hoxhës. Belgjika i priti si refugjatë politikë dhe i strehoi përkohësisht në Seilles. Në vitin 2016, me rastin e 60-vjetorit të mbërritjes së tyre, në stacion u vendos një pllakë përkujtimore.

Në konferencën e Brukselit, një pjesë e programit iu kushtua dëshmive personale dhe kujtesës familjare. Mes folësve të parashikuar ishte Léah Beca, mbesa e një emigranti që mbërriti në Belgjikë në vitin 1956.

Shoqatat, sipërmarrja, kultura dhe sporti

Paneli i parë trajtoi punën e shoqatave dhe përfaqësimin e komunitetit shqiptar në institucionet belge. Diskutimin e moderoi Uliks Polloshka, nënkryetar i shoqatës studentore Vlera. Në panel morën pjesë Liridon Lika nga Universiteti i Lièges, Fatmir Leci, Genti Metaj nga Konitza, Ismet Ademi nga ILIRIADA dhe Hamide Canolli nga Dora Dorës.

Enida Rrapaj moderoi panelin për sipërmarrjen dhe kontributin ekonomik të diasporës, ndërsa Safet Kryemadhi drejtoi diskutimin për kulturën dhe sportin.

Ndër shoqatat që prezantuan veprimtarinë e tyre ishin Konitza, ILIRIADA, Vlera, Albelges dhe Dora Dorës.

Prezantimet sollën shembuj nga puna e mërgatës në qytete të ndryshme të Belgjikës, nga veprimtaria kulturore dhe sociale e Konitza-s në Saint-Gilles te puna e Dora Dorës në Huy dhe ILIRIADA-s në Anvers.

Shqoqate Albelges ne Bruksel u përfaqësua nga kryetarja Lola Kaçiu

Program artistik i veçantë për përvjetorin

Grupi Shqiponjat e Brukselit interpretoi valle tradicionale shqiptare, ndërsa Shoqata ILIRIADA prezantoi këngë dhe folklor shqiptar. Në skenë dolën edhe nxënësit e shkollës shqipe ILIRIADA dhe Luna Çaroli e cila prefomoi shume mire.

E mrekulleshmja Bujana Ameti interpretoi në harpë. Në programin artistik morën pjesë gjithashtu Vjollca Nimanaj Iberhysaj, Ariona Hamzallari dhe Blerime Muça.

Në pjesën kushtuar artit pamor, Dastid Miluka, Vilson Biçaku, Skender Hyseni dhe Vjola Leskaj prezantuan vepra të krijuara për përvjetorin.

Mes pjesëmarrësve në konferencë ishte edhe shkrimtarja dhe poetja Leonora Canja dhe shkrimtarja Deniza Miftari

Per pjesmarrsit u shtrua dhe nje drekë me gatime shqiptare, nen kujdesin e
Alba Restaurant dhe Alba Market.

Radio Jehona e Shqipes drejtpërdrejt nga Parlamenti

Në orën 12:30, ndërsa pjesëmarrësve iu shërbye dreka me gatime shqiptare, për të cilën u kujdesën Alba Restaurant dhe Alba Market, Radio Jehona e Shqipes nisi transmetimin drejtpërdrejt nga Parlamenti. Emisioni zgjati deri në orën 15:00. Ishte transmetimi i dytë i radios jashtë studios, pas emisionit me rastin e 40-vjetorit të saj.

Në mikrofonin e radios folën deputetët Latifa Aït-Baala, Ibrahim Dönmez dhe Ahmed Laaouej. Emisioni solli gjithashtu biseda me Safet Kryemadhin, Kimete Mitrovica Bashën, Ornela Priftin, Genti Metajn, Bujana Ametin, Enver Bashën, Uliks Polloshkën, kryetarin e Vlerës Rinor Shala, shkrimtaren Deniza Miftari, Lola Kaçiun dhe Alma Kryemadhin.

Pas konferencës, deputeti Jamal Ikazban kujtoi në një postim në Instagram vështirësitë e shqiptarëve që mbërritën në Belgjikë dhe vlerësoi kontributin e komunitetit në Bruksel e në mbarë vendin. Ai falënderoi deputetët Leila Agic, Ibrahim Dönmez dhe Latifa Aït-Baala, si dhe bashkëpunëtorët e aktivitetit. Një falënderim të veçantë ia drejtoi Ornela Priftit për rolin e saj në organizim.

Përshtypje nga pjesëmarrësit

Për një nga pjesëmarrësit, prania në Parlamentin e Brukselit me rastin e 70-vjetorit ishte një nder dhe një emocion i veçantë. Përvjetori i ngjalli krenari për rrugëtimin dhe sakrificat e bashkëkombësve, si dhe mirënjohje për brezat që ndërtuan ura miqësie mes Shqipërisë dhe Belgjikës.

Një pjesëmarrës tjetër e cilësoi konferencën «një organizim të shkëlqyer» dhe vlerësoi punën e Ornela Priftit në bashkorganizimin e takimit në Parlamentin e Brukselit.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.