Petrică Dulgheru shpjegon si mund të marrin kreditë REDI sipërmarrësit romë

E mërkurë, 25 Nëntor, 2026

Një program financimi prej 5 milionë eurosh synon të krijojë më shumë mundësi për sipërmarrësit romë dhe bizneset që lidhen me komunitetet rome në Shqipëri. Në këtë intervistë për Gazetën Diaspora Shqiptare, themeluesi i REDI-t, Petrică Dulgheru, shpjegon mënyrën se si do të shpërndahen kreditë, kush mund të aplikojë dhe çfarë mbështetjeje do të marrin përfituesit, përtej financimit. Ai ndalet gjithashtu te përvoja e programit në Maqedoninë e Veriut dhe planet për zbatimin e tij në Shqipëri, ku kreditë e para pritet të jepen në fillim të vitit 2027.

Le ta nisim me pyetjen më të drejtpërdrejtë. Si do të funksionojë programi në Shqipëri dhe kur mund të aplikojnë të interesuarit?

5 milionë eurot janë një hua e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës për Fondin REDI, e cila mbulon Shqipërinë, Kosovën, Moldavinë dhe Rumaninë. Ne nuk u japim hua drejtpërdrejt sipërmarrësve. Ne financojmë institucionet lokale të mikrofinancës, të cilat më pas u japin hua sipërmarrësve romë dhe bizneseve të lidhura me komunitetet rome. Pra, një sipërmarrës në Shqipëri do të ketë të bëjë me një institucion financiar shqiptar, në gjuhën shqipe dhe pranë vendbanimit të tij.

Në Shqipëri nuk po e nisim nga zeroja. Ne bashkëpunojmë tashmë me Fondin Besa dhe jemi në fazën përfundimtare të marrëveshjes me një institucion të dytë partner. Procesi i kreditimit do të vijojë deri në vitin 2028. Kreditë e para në kuadër të këtij programi të ri pritet të jepen në fillim të vitit 2027, por sipërmarrësit mund t’i drejtohen që tani institucionit tonë partner dhe ekipit të REDI-t në Tiranë.

Kush mund të përfitojë dhe si verifikohet lidhja me komunitetin rom?

Bëhet fjalë për dy kategori. Së pari, bizneset në pronësi të personave romë, të cilat do të përfitojnë të paktën 40% të financimit. Së dyti, ndërmarrjet mikro dhe të vogla që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me komunitetet rome, për shembull, ato që punësojnë persona romë.

Sa i përket verifikimit, ne e mbajmë procesin të thjeshtë dhe dinjitoz. Përkatësia etnike deklarohet nga vetë individi; askujt nuk i kërkohet një certifikatë për të provuar se është rom. Për bizneset që punësojnë persona romë, institucioni financiar verifikon se kush punon aty. Ekipi ynë lokal dhe oficerët romë të kredisë, të cilët ne i trajnojmë pranë institucioneve partnere, i njohin komunitetet. Kjo njohuri përbën një mënyrë më të mirë verifikimi sesa çdo formular.

Cilat janë kriteret konkrete që duhet të plotësojë një biznes për të përfituar financim? A duhet të jetë biznesi i regjistruar zyrtarisht dhe të ketë ushtruar aktivitet për një periudhë të caktuar, apo do të përfshihen edhe sipërmarrësit e rinj që duan të nisin ose të formalizojnë një biznes?

Kreditë janë të destinuara për aktivitete reale ekonomike: një biznes, një fermë ose një person i vetëpunësuar që gjeneron të ardhura të mjaftueshme për të shlyer kredinë. Partnerët tanë mund të financojnë si biznese ekzistuese, ashtu edhe sipërmarrje të reja, por secili institucion zbaton rregullat e veta lidhur me regjistrimin dhe historikun e aktivitetit.

Shumë sipërmarrës romë ushtrojnë aktivitetin e tyre në mënyrë informale dhe nuk mendoj se kjo duhet të jetë arsye për t’ua mbyllur derën. Ne duam që formalizimi të jetë rezultat i mbështetjes sonë, jo një kusht paraprak për ta përfituar atë. Nëse dikush ushtron një aktivitet ekonomik, por nuk ka dokumentacionin përkatës, ekipi ynë e ndihmon të regjistrohet dhe të përgatitet, në mënyrë që të mund të përmbushë kriteret e përfitimit.

Sa është shuma që mund të përfitojë një sipërmarrës dhe për çfarë mund të përdoret financimi?

Pritet që vlera mesatare e një kredie të jetë rreth 7 000 euro. Në praktikë, kreditë do të variojnë nga rreth 2 500 deri në 25 000 euro, në varësi të biznesit dhe kapacitetit të tij për të shlyer kredinë.

Financimi është i destinuar për qëllime produktive: blerjen e pajisjeve, veglave të punës, një automjeti, bagëtive, ndërtimin e një serre, blerjen e produkteve për një dyqan, rikonstruksionin e një ambienti pune apo kapitalin qarkullues.

Në Shqipëri pres që një pjesë e konsiderueshme e financimeve të shkojë për aktivitete të vogla bujqësore, tregti familjare, riciklim, zejtari, ndërtim dhe shërbime.

Këto kredi nuk janë për konsum. Ato janë të destinuara për investime që gjenerojnë të ardhura dhe i ndihmojnë sipërmarrësit të zhvillojnë biznesin e tyre, në vend që të përfundojnë të bllokuar nga borxhet, gjë që përbën një rrezik të madh në komunitetet rome.

 Ku mund të aplikojnë sipërmarrësit dhe kush do të marrë vendimin përfundimtar për miratimin e kredisë? Cilat institucione financiare ose mikrofinanciare do të marrin pjesë në Shqipëri dhe çfarë roli do të ketë REDI në procesin e përzgjedhjes dhe miratimit?

Aplikimet bëhen pranë institucionit partner të mikrofinancës, në degët e tij. Vendimin për dhënien e kredisë e merr vetë ky institucion. Ai është një institucion financiar i rregulluar, mban përsipër rrezikun financiar dhe ka ekspertizën e nevojshme për të vlerësuar një kredi.

REDI nuk miraton dhe as nuk refuzon aplikantë. Roli ynë nis përpara dhe vijon gjatë këtij procesi: ne identifikojmë sipërmarrësit, i ndihmojmë të përgatisin aplikimin dhe trajnojmë e angazhojmë oficerë romë të kredisë pranë institucioneve financiare partnere.

Fondi REDI përzgjedh institucionet partnere dhe monitoron nëse financimi shkon te personat për të cilët është parashikuar.

A do të kërkohet kolateral për marrjen e kredisë? Po për sipërmarrësit që kanë një biznes të mirë, por nuk zotërojnë pasuri?

Ky është pikërisht problemi për zgjidhjen e të cilit është krijuar programi ynë. Shumë familje rome nuk kanë dokumente pronësie mbi tokën apo pasuritë e paluajtshme, ndaj një bankë tradicionale mund t’u refuzojë kredinë edhe kur kanë një biznes të suksesshëm.

Modeli ynë është ndërtuar në mënyrë të tillë që mungesa e kolateralit, e vetme, të mos përjashtojë një sipërmarrës me potencial. Huaja e Bankës së Zhvillimit të Këshillit të Evropës mbështetet nga një garanci e Llogarisë së saj për Ndikimin Social (Social Impact Account). Kjo ndarje e rrezikut u mundëson institucioneve financiare të vlerësojnë biznesin dhe fluksin e tij të parasë, në vend që të bazohen te pasuritë e paluajtshme.

Në varësi të kredisë, institucioni financiar mund të kërkojë gjithsesi një garantues personal ose lënien peng të pajisjeve të blera. Përvoja jonë tregon qartë se huamarrësit romë i shlyejnë kreditë njësoj si çdo klient tjetër.

Si do të funksionojë mbështetja jofinanciare dhe a do të jetë ajo falas?

Po, për sipërmarrësit kjo mbështetje do të jetë falas. Ajo financohet nga fondet tona grant, kryesisht nga Bashkimi Evropian.

Ekipi ynë në Tiranë punon individualisht me sipërmarrësit për të kuptuar aktivitetin e tyre ekonomik, për të bërë planifikimin bazë financiar, për të përgatitur dokumentacionin dhe, nëse është e nevojshme, për t’i shoqëruar pranë institucionit financiar.

Pas marrjes së kredisë, ne vijojmë të qëndrojmë pranë tyre, duke ofruar këshilla për menaxhimin e biznesit. Gjithashtu, organizojmë trajnime në grup për edukimin financiar.

Nuk bëhet fjalë për një program trajnimi në klasë, të cilin duhet ta përfundosh përpara se të aplikosh. Është një mbështetje praktike, që ofrohet në momentin kur ke nevojë për të.

Çfarë mësuat nga përvoja në Maqedoninë e Veriut dhe cilat gabime do të shmangnit në këtë fazë?

Maqedonia e Veriut ishte vendi ku e nisëm këtë program, në bashkëpunim me Horizonti, dhe ku modeli ynë dëshmoi se funksionon. Nga kjo përvojë kemi nxjerrë tri mësime.

Së pari, besimi është vendimtar për gjithçka. Financimi ishte i disponueshëm, por njerëzit filluan të afroheshin vetëm kur përballë tyre, në tryezën e bisedimeve, ulej dikush nga komuniteti i tyre, një oficer rom i kredisë. Për këtë arsye, që nga dita e parë në Shqipëri do të investojmë në këtë drejtim.

Së dyti, mbështetja duhet të përqendrohet te pengesat reale. Në disa raste kemi ofruar trajnime të përgjithshme, për të cilat as institucionet financiare dhe as sipërmarrësit nuk kishin nevojë. Ajo që rezultoi efikase ishte ndihma konkrete për plotësimin e aplikimit dhe formalizimin e aktivitetit.

Së treti, ky proces kërkon kohë. Institucionet financiare duhet të përshtatin produktet e tyre dhe mënyrën e të menduarit, ndërsa viti i parë ecën ngadalë. Do të preferoja të rriteshim me kujdes, duke dhënë kredi të mira, sesa të ecnim shpejt me kredi problematike.

Si do të arrini objektivin që 30% e përfituesve të jenë gra?

Deri më tani kemi arritur rezultate edhe më të mira se ky objektiv: rreth gjysma e kredive në të gjithë portofolin tonë u janë dhënë grave, ndërsa në Maqedoninë e Veriut kjo përqindje ka qenë edhe më e lartë. Prandaj, objektivi është realist.

Kjo nuk ndodh vetvetiu. Ne shkojmë te gratë aty ku ato ndodhen, përmes grave që janë pjesë e ekipit tonë lokal dhe oficereve rome të kredisë. Pranojmë edhe kredi me vlera më të vogla për aktivitetet që zhvillohen nga shtëpia ose në kuadër të bizneseve familjare, aty ku shumë gra e nisin sipërmarrjen e tyre.

Gjithashtu, sigurohemi që, kur biznesi drejtohet nga një grua, kredia të jetë në emrin e saj. Në Shqipëri do të bashkëpunojmë me organizatat e grave rome për të arritur edhe tek ato gra që nuk do të shkonin kurrë të vetme në një institucion financiar.

Si do ta përkufizonit suksesin e këtij programi dhe çfarë duhet të bëjë sot një sipërmarrës që dëshiron të përfitojë?

Në të katër vendet, presim që programi të mundësojë dhënien e më shumë se 8 milionë eurove në formën e mikrokredive, të mbështesë mbi 1 000 biznese dhe të krijojë ose të ruajë më shumë se 2 000 vende pune.

Për Shqipërinë, do të doja të shihja disa qindra biznese përfituese. Por për mua, suksesi i vërtetë është diçka më shumë se kaq: që institucionet financiare shqiptare t’i shohin sipërmarrësit romë si klientë të zakonshëm dhe të besueshëm dhe të vijojnë t’u ofrojnë shërbime edhe shumë kohë pas përfundimit të këtij programi.

Për një sipërmarrës që po e lexon këtë intervistë, mesazhi im është: mos prisni. Kontaktoni REDI-n në Shqipëri në adresën [email protected] ose drejtohuni pranë Fondit Besa dhe shprehni interesin tuaj për financimin në kuadër të REDI-t. Ejani me idenë tuaj dhe me aktivitetin që ushtroni aktualisht. Për pjesën tjetër do t’ju ndihmojmë ne.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.