Plisi dhe shqiponja në Evere, në 70-vjetorin e emigracionit shqiptar në Belgjikë

E martë, 24 Nëntor, 2026

Nga Soni Memoci

Më 21 nëntor 2026, Komuna e Everes në Bruksel shënoi shtatë dekada të emigracionit shqiptar në Belgjikë me një mbrëmje muzike dhe poezie. Në skenë, nënkryetarja Habibe Duraki i dhuroi një plis të bardhë kryetarit Alessandro Zappala, i cili bëri shqiponjën me duar fillimisht me të dhe më pas me këngëtarin Shaqir Cërvadiku.

Kur Habibe Duraki i dha plisin Alessandro Zappalës, kryetari i komunës e vuri në kokë dhe, së bashku me të, formoi me duar shqiponjën dykrenare. Pak më pas, ai e përsëriti gjestin me këngëtarin Shaqir Cërvadiku. Nga salla, ku e ndoqa mbrëmjen, ai çast më mbeti në kujtesë për domethënien e tij. Duke vënë plisin dhe duke bërë shqiponjën, Zappala iu bashkua simbolikisht komunitetit shqiptar në një mbrëmje kushtuar historisë së tij në Belgjikë.

Mbrëmja, me titullin «Belgique, terre d’accueil» («Belgjika, vend mikpritës»), ishte nismë e përbashkët e kryetarit Alessandro Zappala dhe e Habibe Durakit, nënkryetare e komunës përgjegjëse për kulturën frankofone. Programi përfshinte muzikë, minikoncerte dhe poezi. Edhe afishja e komunës e shprehte temën e mbrëmjes përmes një imazhi të vetëm, ku ngjyrat e flamurit belg bashkoheshin me shqiponjën dykrenare shqiptare.

Përvjetori nderoi brezat e shqiptarëve që, gjatë shtatë dekadave, ndërtuan jetën e tyre në Belgjikë dhe kontribuuan në zhvillimin ekonomik, shoqëror e kulturor të vendit. Me nismën e Durakit, komuna e Everes përfshiu në programin e saj kulturor historinë e këtij komuniteti dhe lidhjen që ai ka ruajtur me gjuhën, kulturën dhe traditat shqiptare.

Një mbrëmje dinjitoze, me një program artistik të nivelit të lartë që nderoi kulturën dhe historinë e komunitetit tonë!

Falenderimet nga komuniteti shkojne dhe per , zonjen Habibe Duraki, për përkushtimin e saj ndaj komunitetit shqiptar. Ajo eshte bërë pjesë e jetës në Belgjikë dhe njëkohësisht e mban gjallë lidhjen me rrënjët shqiptare. Me punën e palodhur e përfaqëson me dinjitet komunitetin tonë – shpehen pjesmarrsit ne event.

Historia që kujtoi mbrëmja

Më 1 gusht 1956, në stacionin hekurudhor të Andenne-Seilles mbërriti një tren me rreth 700 refugjatë nga disa vende të Evropës Lindore. Sipas Bashkisë së Andenne-s, mes tyre ishin rreth 350 shqiptarë. Shumica kishin ikur nga Shqipëria për t’i shpëtuar regjimit komunist të Enver Hoxhës. Pas udhëtimit nga kampi i Gerovos, në ish-Jugosllavi, ata u pritën në Belgjikë si refugjatë politikë dhe u strehuan përkohësisht në Seilles.

Shtatë dekada më vonë, në Evere u kujtua si mikpritja që gjetën ato familje, ashtu edhe jeta që brezat pas tyre ndërtuan në Belgjikë. Për mua, aty qëndron edhe vlera e punës së Habibe Durakit. Përmes përgjegjësisë së saj në komunë, ajo i dha kësaj historie një vend në programin kulturor të Everes dhe e ndau me publikun përmes muzikës, poezisë dhe një gjesti të thjeshtë në skenë.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.