Shaqe Berishaj zgjidhet drejtoreshë e Shkollës Shqipe “Jehona e Malësisë”

E martë, 24 Nëntor, 2026

Shaqe Berishaj është zgjedhur drejtoreshë e Shkollës Shqipe “Jehona e Malësisë”, pas vendimit të bordit të organizatës “Jehona e Malësisë” në mbledhjen e fundit Berishaj u propozua dhe u zgjodh njëzëri nga anëtarët e bordit, duke pasuar në këtë detyrë Agron Dedivanajn.

Dedivanaj paraqiti dorëheqjen nga drejtimi i shkollës për të marrë përsipër, me mandat të bordit, drejtimin e qendrës sociale pranë kishës katolike në Sukruq. Qendra ofron kujdes dhe mbështetje për fëmijët me autizëm dhe fëmijët me aftësi të kufizuara.

Berishaj ka një formim akademik në shkenca dhe në pedagogjinë e arsimit dygjuhësh. Krahas degës së saj kryesore në shkenca, ajo ka përfunduar një degë të dytë në arsimin dygjuhësh dhe didaktikën e anglishtes si gjuhë e dytë (ESL). Në këtë fushë ka përfunduar studimet master dhe më pas ka ndjekur studime të mëtejshme, duke fituar edhe 30 kredite akademike shtesë (Master Plus 30).

Përvoja e saj në arsim përfshin mësimdhënien në klasat e treta, të katërta, të gjashta, të shtata dhe të teta. Berishaj ka qenë gjithashtu e angazhuar në zhvillimin institucional të shkollës, përmes pjesëmarrjes në komitetin për përmirësimin e shkollës pranë Shkollës së Mesme Flynn.

Angazhimi në arsim lidhet edhe me një traditë të gjatë familjare. Berishaj vjen nga një familje e angazhuar prej dekadash në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj. Në detyrën e re, ajo do të drejtojë Shkollën Shqipe “Jehona e Malësisë”, me fokus në mësimin e gjuhës shqipe dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore shqiptare në komunitet.

Bordi i “Jehonës së Malësisë” falënderoi Agron Dedivanajn për kontributin e tij në drejtimin e shkollës dhe i uroi sukses në detyrën e re. Ndërkohë, bordi i uroi Shaqe Berishajt suksese në drejtimin e shkollës, duke vlerësuar formimin e saj në arsimin dygjuhësh dhe përvojën në mësimdhënie.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.