Francë/ Komuniteti shqiptar në Lyon feston 28 Nëntorin

E diel, 22 Nëntor, 2026

Shoqëria Shqiptare “Iliria” organizoi më 21 nëntor një mbrëmje festive në Lyon të Francës, me rastin e 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë. Në aktivitet morën pjesë anëtarë të komunitetit shqiptar, përfaqësues të institucioneve vendore, diplomatë dhe miq francezë.

Veprimtaria u zhvillua në sallën e festave La Garenne, e vënë në dispozicion të shoqatës në bashkëpunim me Bashkinë e Rrethit të Pestë të Lyonit. Programi u drejtua nga Hega Kapllani dhe Lori Goçaj, anëtare të kryesisë së Shoqërisë “Iliria”.

Fjalën përshëndetëse e mbajti presidentja e shoqatës, Elisabeta Gjegji-Shehi, e cila foli për rëndësinë e ruajtjes së identitetit shqiptar dhe përcjelljes së tij te brezat e rinj, duke e vënë theksin edhe te integrimi në shoqërinë franceze. Ajo u bëri thirrje bashkatdhetarëve me shtetësi franceze të marrin pjesë në zgjedhjet lokale të pranverës së vitit 2027.

Një pjesë e programit iu kushtua historisë së Pavarësisë. Hega Kapllani, Lori Goçaj dhe Yas Blanchet lexuan në shqip dhe frëngjisht një material mbi jetën dhe veprimtarinë e Ismail Qemalit, përgatitur posaçërisht për këtë aktivitet nga diplomati, publicisti dhe shkrimtari Luan Rama, i ftuari special i mbrëmjes.

Gjatë aktivitetit u përcoll edhe mesazhi i Konsullit të Nderit të Shqipërisë në Lyon, Denis Di Leonardo, i cili nuk mundi të ishte i pranishëm. Në mesazhin e tij, ai kujtoi pjesëmarrjen ndër vite në festimet e 28 Nëntorit në Lyon dhe përcolli urimet për organizatorët dhe komunitetin shqiptar.

Programi artistik përfshiu muzikë tradicionale, këngë dhe poezi. Rapsodët nga Kosova, Imer Baçaj dhe Arben Kunushefci, interpretuan këngë tradicionale, ndërsa Nexhat Aliu shoqëroi mbrëmjen me muzikë në piano elektronike. Po ashtu, artisti dhe autori Enver Halimi, i ardhur nga Grenoble, interpretoi poezi të autorëve shqiptarë.

Në aktivitet mori pjesë edhe Jean-Pierre Dufour, këshilltar i deleguar për arsimin e lartë dhe kultet pranë Bashkisë së Rrethit të Pestë të Lyonit. Në përshëndetjen e tij, ai vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në jetën kulturore dhe shoqërore të qytetit, si dhe marrëdhëniet e miqësisë mes shqiptarëve dhe francezëve. I pranishëm ishte gjithashtu Roger Forneris, Konsull Nderi i Kosovës në Lyon, së bashku me përfaqësues dhe miq të tjerë të komunitetit.

Një nga momentet e mbrëmjes ishte vlerësimi i Luan Ramës nga Shoqëria “Iliria”. Në shenjë mirënjohjeje për veprimtarinë e tij shumëvjeçare në fushën e kulturës, historisë, letërsisë dhe promovimit të çështjes shqiptare, shoqata i akordoi një mirënjohje të veçantë. Në fjalën e tij, Rama ndau reflektime mbi lidhjet historike dhe kulturore mes Shqipërisë dhe Francës, duke kujtuar edhe kontributin e intelektualëve dhe artistëve francezë në njohjen e Shqipërisë.

Pas përfundimit të programit, të pranishmit vijuan mbrëmjen me një koktej, ku patën mundësi të bashkëbisedonin dhe të takoheshin në një atmosferë festive.

Organizimi u mbështet nga puna e vullnetarëve të Shoqërisë “Iliria”, ndërsa gatimet tradicionale u përgatitën nga restoranti “Les Trois Frères”.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.