Marrëdhëniet shqiptaro-greke, kontributi i komunitetit shqiptar në Greqi dhe perspektiva evropiane e Shqipërisë ishin në fokus të fjalës së ministres greke të Turizmit, Olga Kefalogianni, në pritjen e organizuar nga Ambasada e Shqipërisë në Greqi për festën kombëtare.
Kefalogianni vuri në dukje lidhjet historike dhe bashkëjetesën e gjatë mes dy vendeve, të cilat ndajnë të njëjtën hapësirë gjeografike dhe gjeopolitike në Ballkan dhe Mesdhe.
Ajo theksoi se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Greqisë nuk kufizohen vetëm në fqinjësinë mes dy vendeve, por mbështeten edhe në bashkëpunimin ekonomik dhe lidhjet njerëzore, pavarësisht vështirësive dhe mosmarrëveshjeve që kanë shoqëruar herë pas here raportet dypalëshe.
Ministrja vlerësoi kontributin e komunitetit shqiptar në ekonominë dhe shoqërinë greke, si dhe rolin e pakicës kombëtare greke në Shqipëri. Sipas saj, respektimi i të drejtave, identitetit dhe trashëgimisë kulturore të minoritetit grek është thelbësor, në mënyrë që ai të vijojë të shërbejë si urë lidhëse mes dy popujve.
Duke u ndalur te mundësitë për zgjerimin e bashkëpunimit, Kefalogianni veçoi turizmin si një sektor që mund të kontribuojë në njohjen e ndërsjellë dhe afrimin e mëtejshëm të dy shoqërive.
Në përfundim, ministrja greke rikonfirmoi mbështetjen e Greqisë për perspektivën evropiane të Shqipërisë, duke nënvizuar se anëtarësimi në BE nuk lidhet vetëm me negociatat dhe përmbushjen e kritereve teknike, por edhe me respektimin e vlerave të përbashkëta, demokracisë, shtetit të së drejtës, të drejtave të njeriut, marrëdhënieve të mira fqinjësore dhe mbrojtjes së pakicave.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.