Nga Soni Memoci
Ambasadori i Republikës së Shqipërisë i paraqiti letrat kredenciale Mbretit të Belgjikës, duke marrë zyrtarisht detyrën e përfaqësimit diplomatik të vendit në këtë shtet.
Në njoftimin e Ambasadës theksohet se gjatë mandatit të tij, Barbullushi do të angazhohet për forcimin e dialogut politik mes dy vendeve, zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh dhe konsolidimin e mbështetjes së Belgjikës për procesin e integrimit evropian të Shqipërisë.
Një vend të veçantë në angazhimet e ambasadorit të ri do të zërë edhe promovimi i Shqipërisë në Belgjikë dhe forcimi i lidhjeve me diasporën shqiptare.
Shqipëria dhe Belgjika kanë marrëdhënie bashkëpunimi si aleate në NATO dhe partnere në procesin e integrimit evropian të Shqipërisë. Në këtë kuadër, forcimi i kontakteve institucionale dhe zgjerimi i shkëmbimeve mes dy vendeve janë ndër drejtimet e përcaktuara për mandatin e ri diplomatik.
Formimi profesional
Gazmend Barbullushi është diplomuar në Universitetin Politeknik të Tiranës, në degën Inxhinieri Mekanike, me specializim në teknikat dhe teknologjitë moderne të prodhimit të makinave.
Formimi i tij përfshin edhe një sërë trajnimesh në fushën e diplomacisë dhe çështjeve evropiane. Ai ka ndjekur Trajnimin Diplomatik Shqiptar, me mbështetjen e Qeverisë Federale të Gjermanisë dhe Ambasadës së SHBA-së, si dhe specializime pranë Akademisë Diplomatike të Ministrisë së Jashtme gjermane.
Në Universitetin e Lirë të Brukselit është trajnuar për legjislacionin evropian dhe politikat e imigracionit dhe azilit. Ka ndjekur gjithashtu programe për strukturat evropiane në Akademinë Evropiane për Legjislacionin në Trier të Gjermanisë, për anglishten juridike në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare për Migracionin dhe për gjuhën gjermane pranë Goethe-Institut.
Përgatitja e tij profesionale përfshin edhe programin për kuadrot e larta drejtuese të ASPA-s, në bashkëpunim me Shkollën e Administratës së Francës.
Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.