35 vite punë në Greqi,shqiptarët përballen me diskriminim në skemën e pensioneve

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Pas dekadash pune dhe kontributesh në ekonominë greke, mijëra emigrantë shqiptarë rrezikojnë të mos përfitojnë pensionin kombëtar për shkak të kriterit të 40 viteve të qëndrimit të ligjshëm dhe të pandërprerë. Nisma e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidaritetit kërkon ndryshimin e legjislacionit dhe një marrëveshje dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë për të garantuar të drejtat e sigurimeve shoqërore.

Afro katër dekada pas valës së parë të madhe të emigracionit shqiptar drejt Greqisë, një pjesë e brezit që ndërtoi jetën dhe punoi për vite me radhë në vendin fqinj po përballet me një tjetër sfidë: sigurimin e një pensioni dinjitoz.

Pavarësisht kontributit shumëvjeçar në ekonominë greke, mijëra emigrantë që po i afrohen moshës së pensionit hasin vështirësi për të përfituar pensionin kombëtar, kryesisht për shkak të kushteve që lidhen me vitet e sigurimit dhe kohëzgjatjen e qëndrimit të ligjshëm në Greqi.

Kjo çështje është në qendër të një fushate të ndërmarrë nga Nisma e Emigrantëve Shqiptarë dhe Solidaritetit, në bashkëpunim me komunitete të tjera emigrantësh. Dy pjestarë të nismës, Artur Kelemeni, pensionist, dhe Enni Keisari, e punësuar në sektorin privat, kanë shpjeguar për median greke Ethnos vështirësitë me të cilat përballen emigrantët dhe kërkesat e tyre për ndryshimin e kuadrit ligjor.

Kushti i 40 viteve të qëndrimit, pengesa kryesore

Sipas Artur Kelemenit, një nga problemet kryesore lidhet me ligjin Katrougalos të vitit 2016, i cili e ndau pensionin në dy pjesë: pensionin kombëtar, të financuar nga shteti, dhe pensionin kontributiv, të llogaritur mbi bazën e kontributeve të paguara gjatë viteve të punës.

Për të përfituar pensionin kombëtar kërkohen, ndër të tjera, të paktën 20 vite sigurime, ose 6 000 ditë kontributesh, si dhe 40 vite qëndrim i ligjshëm dhe i pandërprerë në Greqi.

Pikërisht ky kriter i fundit krijon vështirësi për një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë.

Valët më të mëdha të emigracionit nga Shqipëria drejt Greqisë nisën pas vitit 1990. Megjithatë, gjatë viteve të para, emigrantët nuk kishin në dispozicion një sistem të konsoliduar për legalizimin e qëndrimit. Rregullimet e para ligjore u miratuan në vitin 1997 dhe nisën të zbatoheshin në vitin 1998, ndërsa deri në vitin 2002 pajisja dhe rinovimi i lejeve të qëndrimit vijonin të shoqëroheshin me vështirësi.

Kjo do të thotë se shumë emigrantë që sot kanë mbërritur ose po i afrohen moshës së pensionit nuk arrijnë të plotësojnë 40 vitet e kërkuara të qëndrimit të ligjshëm, edhe pse kanë punuar për dekada në Greqi dhe kanë paguar kontribute në sistemin e sigurimeve shoqërore.

Kelemeni thekson se një pjesë e emigrantëve kanë punuar në kushte të vështira dhe shpesh pa sigurime. Gratë janë angazhuar kryesisht në punët shtëpiake, ndërsa burrat në ndërtim dhe punë të ndryshme sezonale apo të rastit. Edhe për ata që kanë arritur të mbledhin ditët e nevojshme të sigurimit, ky proces ka qenë i vështirë.

Edhe mungesat nga Greqia mund të krijojnë probleme

Një tjetër çështje që ngre Enni Keisari është kërkesa për qëndrim të pandërprerë në Greqi. Sipas saj, edhe largimi nga vendi për një periudhë kohe mund të krijojë probleme në vërtetimin e vazhdimësisë së qëndrimit.

Ajo e konsideron këtë procedurë më të ndërlikuar për emigrantët krahasuar me atë që zbatohet për shtetasit grekë. Si shembull, përmend rastin e një shtetasi grek që është larguar për të jetuar në Holandë dhe që, pas kthimit, mund të dëshmojë qëndrimin e tij në Greqi përmes një deklarate përgjegjësie. Ndërsa për emigrantët, autoritetet shqyrtojnë lejet e qëndrimit, periudhat e mungesës nga vendi dhe dokumentacionin tjetër që provon vazhdimësinë e qëndrimit të ligjshëm.

Pensionet mund të zbresin në 170-190 euro

Problemet nuk kufizohen vetëm te kushti i 40 viteve. Sipas Kelemenit, edhe emigrantët që kanë plotësuar 15 deri në 20 vite sigurimi mund të përballen me ulje të pensionit kombëtar, në varësi të numrit të ditëve të kontributeve të grumbulluara.

Ulja llogaritet për çdo 300 ditë sigurimi që mungojnë, duke bërë që pensionistë me vite të tëra pune të përfitojnë shuma dukshëm më të vogla.

E njëjta problematikë, sipas tij, prek edhe pensionet e invaliditetit. Edhe kur paaftësia për punë vërtetohet nga komisionet përkatëse KEPA, shuma e pensionit kombëtar ndikohet nga vitet e sigurimit.

Kelemeni përmend raste kur pensioni kombëtar, i cili mund të arrijë rreth 380 euro, reduktohet deri në 170-190 euro.

Një tjetër shqetësim lidhet me përfitimin për të moshuarit e pasiguruar, i cili, sipas intervistës, është rreth 416 euro. Ky përfitim u takon si shtetasve grekë, ashtu edhe emigrantëve që plotësojnë kushtet ligjore, por zbatimi i kritereve krijon pengesa të tjera.

Për shembull, nëse një i moshuar merr një pension të vogël nga Shqipëria, edhe në masën 100 euro, kjo shumë zbritet nga përfitimi në Greqi. Gjithashtu, të ardhurat ose pensioni i njërit prej bashkëshortëve mund të ndikojnë në të drejtën e tjetrit për ta përfituar këtë ndihmë.

Sipas përfaqësuesve të nismës, këto kufizime e vështirësojnë edhe më shumë situatën ekonomike të të moshuarve që kanë kaluar pjesën më të madhe të jetës duke punuar në Greqi.

Kërkohet marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Greqi

Ndryshimi i kriterit të 40 viteve të qëndrimit të ligjshëm dhe të pandërprerë është një nga kërkesat kryesore të fushatës.

Enni Keisari argumenton se ky kusht nuk pasqyron realitetin historik të emigracionit në Greqi, pasi shumë prej emigrantëve të mbërritur në vitet ’90 nuk kishin mundësi të siguronin menjëherë status të rregullt qëndrimi.

Ajo përmend si precedent rastin e minoritetit grek nga Shqipëria, për të cilin, sipas saj, është zbatuar një periudhë prej 30 vitesh në vend të 40 viteve. Kjo, sipas përfaqësuesve të nismës, tregon se kuadri ligjor mund të rishikohet.

Një tjetër kërkesë është arritja e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse dypalëshe mes Shqipërisë dhe Greqisë për të drejtat e sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, e cila të marrë parasysh vitet e punës dhe kontributet e emigrantëve në të dyja vendet.

Sipas Keisarit, një marrëveshje e tillë duhet të përfshijë edhe vendet e tjera nga vijnë komunitetet e emigrantëve. Ajo thekson se, pavarësisht lidhjeve të ngushta ekonomike dhe shoqërore mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe numrit të madh të njerëzve që kanë jetuar e punuar në të dyja vendet, kërkesa për një marrëveshje të tillë nuk është realizuar.

Përfaqësuesit e nismës kundërshtojnë gjithashtu kufizimet që zbatohen për emigrantët në përfitimin e ndihmës për të moshuarit e pasiguruar dhe të mbështetjes tjetër sociale.

Një komunitet që ka ndryshuar, por jo pa diskriminim

Gjatë 36 viteve të emigracionit, komuniteti shqiptar në Greqi ka pësuar ndryshime të rëndësishme. Sipas Kelemenit, brezi i dytë dhe i tretë ka pasur më shumë mundësi arsimimi dhe integrimi profesional. Shumë fëmijë emigrantësh kanë përfunduar studimet universitare, ndërsa një pjesë e shqiptarëve janë bërë sipërmarrës dhe drejtues biznesesh.

Ai vëren se prindërit e brezit të parë kanë investuar shumë te arsimimi i fëmijëve, duke synuar t’u sigurojnë atyre mundësi më të mira në shoqërinë greke, pa qenë e nevojshme të heqin dorë nga identiteti i tyre kulturor.

Megjithatë, Enni Keisari paralajmëron se përmirësimi i integrimit nuk do të thotë se diskriminimi është zhdukur. Sipas saj, emigrantët shqiptarë vazhdojnë të përballen me raste paragjykimi dhe trajtimi diskriminues. Ajo nënvizon se komunitete të tjera, veçanërisht emigrantët nga Pakistani dhe vende të tjera aziatike, përballen me forma edhe më të theksuara të racizmit.

Për këtë arsye, fushata nuk synon të mbrojë vetëm të drejtat e shqiptarëve, por të gjithë emigrantëve që kanë kontribuar në shoqërinë dhe ekonominë greke.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.