Yjet shqiptare në CTV pranë Alba Life në New York

E enjte, 19 Nëntor, 2026

Nga Keze Kozeta Zylo

Ndersa hëna ndriçonte qiellin, yjet shqiptare ndeznin atmosferën në studion e TV Staten Island!

Në Staten Island, nën një hënë të bukur që dukej sikur kishte zbritur për të qenë dëshmitare e kësaj feste miqësie, u mblodhën yje të medias, artistë, biznesmenë, mësues te gjithe bashkepunetore te Alba Life.

Qemal Zylo themelues i TV dhe Shkollave Shqipe ftoi bashkëpunëtorët, mësues dhe shtroi sofrën e mirënjohjes, duke i respektuar bashkëpunëtorët dhe miqtë për të ndarë së bashku një mbrëmje të ngrohtë, në shenjë respekti për bashkëpunimin, përkrahjen dhe rrugëtimin e përbashkët.

Një falënderim i veçantë shkon për Liman Kotzën, dhe bashkëshorten fisnike Lisën, i cili sponsorizoi darkën e kësaj mbrëmjeje, duke i dhënë edhe më shumë kuptim fjalës bujari. Bujaria nuk matet vetëm me atë që shtrohet në tryezë, por me zemrën me të cilën ofrohet.

Yjet e artit e bën atmosferën dhe më elegante në CTV

Kur kënga mori krahë, mbrëmja u shndërrua në një festë të vërtetë shqiptare. Hajro Ceka, Agim Gerbeshi, Valbona Peraj dhe Bledar Maqellara, me zërat dhe interpretimet e tyre, sollën gjallëri, ritëm dhe emocione. Kënga u bë urë mes miqsh, buzëqeshjet u shtuan dhe shpirti shqiptar mori skenën e vet. Ishte nga ato çaste kur muzika nuk dëgjohet vetëm me veshë, por përjetohet me zemër!

Në këtë sofër miqësie ishin: Agim Gerbeshi, Hajro Ceka, Valbona Peraj, mësuese Fatlinda Gashi, mësuese Eriselda Hila, Bledar Maqellara, Liman Kotza, Lisa Kodza, Enes Basha, Qemal dhe Kozeta Zylo, Odise Salillari, Amir Suka, Valon Gerbeshi etj.

Kjo mbrëmje kishte edhe një horizont më të gjerë se vetë festa. Ajo ishte një parapërgatitje e bukur drejt 7 Marsit, Ditës së 20-vjetorit të TV dhe Shkollave Shqipe “Alba Life” – Ambasador i Kombit dhe Ditës së shenjtë të mësuesit.

Njëzet vite! Sa shumë histori mbartin këto dy fjalë! Njëzet vite me abetare në duar, me fëmijë që shqiptojnë fjalët e para shqipe, me mësues që ndezin pishtarin e dijes dhe me prindër që nuk lejojnë të këputet filli i gjuhës së të parëve.

Sonte nuk u mblodhën thjesht njerëz. U mblodhën histori, kujtime, miqësi dhe ëndrra që vazhdojnë të rriten në tokën amerikane, por me rrënjë të thella shqiptare.

Hëna ndriçonte qiellin e Staten Island, kënga mbushte sallën dhe mirënjohja ndriçonte zemrat tona.

Yjet e vërtetë nuk janë vetëm ata që shkëlqejnë në ekran, por edhe ata që me talentin, bujarinë dhe miqësinë e tyre ndriçojnë jetën e komunitetit!

18 Nëntor, 2026

Staten Island, New York

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.