Më 20 nëntor bëhu pjesë e OriginAL, mbështet të rinjtë që duan të njohin rrënjët

E mërkurë, 18 Nëntor, 2026

Programi OriginAL, themeluar dhe zbatuar nga GERMIN, organizon më 20 nëntor 2026 një mbrëmje në Prishtinë, me synimin për të bashkuar komunitetin e biznesit dhe atë të filantropisë, në mbështetje të brezit të ri të shqiptarëve që rriten në Diasporë.

Aktiviteti do të mbahet në Klan Arena, nga ora 18:30 deri në 22:00, në formatin e një pritjeje koktej, ku pjesëmarrësit do të kenë mundësi të njihen me punën e programit, të dëgjojnë histori nga të rinjtë që kanë përfituar prej tij dhe të kontribuojnë për vazhdimësinë e kësaj nisme.

Rezervo vendin tënd këtu:https://origin-al.org/

Objektivi i mbrëmjes është mbledhja e 100 mijë eurove, të cilat do të mundësojnë të paktën 50 bursa për të rinjtë shqiptarë nga diaspora gjatë vitit të ardhshëm.

Përmes programit OriginAL, të rinjtë shqiptarë që jetojnë në vende të ndryshme të botës përfitojnë udhëtime rreth dyjavore në trojet amtare, ku njihen nga afër me historinë, kulturën, gjuhën dhe realitetin e sotëm. Programi përfshin gjithashtu aktivitete vullnetare, punëtori edukative dhe takime me bashkëmoshatarë nga Shqipëria dhe Kosova, duke krijuar mundësi për lidhje që vazhdojnë edhe pas përfundimit të udhëtimit.

Që prej nisjes së tij, OriginAL ka bërë të mundur pjesëmarrjen e 327 të rinjve. Në vitin 2026 janë pranuar 403 aplikime, ndërsa pjesëmarrësit vijnë nga 25 vende të botës. Sipas të dhënave të programit, më shumë se 90 për qind e tyre dëshmojnë një lidhje më të thellë me identitetin, vlerat shqiptare dhe trojet e origjinës pas përvojës së përjetuar.

Ndikimi i programit shtrihet edhe përtej udhëtimit. Alumni të tij kanë kontribuar për 1.200 orë në organizata vendore, 137 prej tyre janë angazhuar në organizata ose kompani në vendet e origjinës, ndërsa pesë të rinj janë kthyer për të jetuar në Shqipëri dhe Kosovë.

Mbrëmja e 20 nëntorit do të përfshijë muzikë live, ushqim dhe pije, një lotari të heshtur, si dhe rrëfime të drejtpërdrejta nga përfitues dhe mbështetës të programit.

Organizatorët ftojnë sipërmarrësit, përfaqësuesit e bizneseve, filantropët dhe të gjithë të interesuarit që të bëhen pjesë e aktivitetit, qoftë përmes pjesëmarrjes, qoftë duke mbështetur financiarisht bursat.

Detajet e aktivitetit:

  • Data: 20 nëntor 2026, e premte
  • Ora: 18:30–22:00
  • Vendi: Klan Arena, Prishtinë, Kosovë
  • Organizator: OriginAL – GERMIN
  • Mbështetës: Global Albanians Foundation

Të interesuarit mund të rezervojnë vendin ose të diskutojnë mundësitë e partneritetit përmes faqes zyrtare të programit: https://origin-al.org/.

Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.